Prokurorët “i tregojnë vendin” Ministrisë së Drejtësisë

Prokurorët nuk kanë pritur gjatë për të reaguar ndaj përfundimeve të inspektimit të ministrisë së drejtësisë, që do diskutohen në Kuvend (shih linkun tonë: http://www.respublica.al/artikuj/2012/3/20/raporti-i-halimit...). Shoqata e tyre ka bërë një reagim publik. “[Sulmet e qeverisë] janë tendencioze dhe kanë si qëllim të vetëm të denigrojnë punën e prokurorëve dhe t’i demotivojnë në përmbushjen e funksioneve të tyre ligjore. Për vitin 2011 organi i prokurorisë, në rang republike ka përfunduar 27.472 çështje. Ministria e Drejtësisë ka ushtruar kontroll vetëm për 653 procedime penale dhe mosfillime të cilat zenë rreth 2,4% të numrit të përgjithshëm të çështjeve të përfunduara. Nga 653 çështje të kontrolluara, Ministria e Drejtësisë, ka pretenduar se janë kryer shkelje në 77 çështje penale, ose në rreth 12% të çështjeve të kontrolluara”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata kanë dhe objeksione të natyrës parimore e ligjore lidhur me konkluzionet e ministrisë: “Ministria e Drejtësisë në ushtrimin e kontrolleve të kryera në Prokurori ka shkelur hapur parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, duke nxjerrë përfundime mbi mënyrën e zgjidhjes së çështjeve, çka del jashtë objektit të kontrollit të përcaktuar nga ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Sipas Kushtetutës dhe ligjit, vendimet e prokurorëve kontrollohen vetëm nga gjykata dhe prokurorët më të lartë, por jo nga pushteti ekzekutiv.”
Re.Pu.
Comments
nuk ka shtet tek ne.shteti

nuk ka shtet tek ne.shteti eshte krimi qe si gangrene papushim po perpin te gjithe

superstrukturat e shtetit.por cfaj kane prokuroret,ato nuk jane gje tjeter vecse vegla te

ketij sistemi dhe te kesaj nomeklature te degjeneruar qe i perdor sipas qejfit dhe po

sipas qejfit i hedh ne koshin e plehrave.

Ky Halimi 'qe s'di kendim'

Ky Halimi 'qe s'di kendim' eshte idiot , mjfton t'i shohesh fytyren...

Prokuroret jane specia me e

Prokuroret jane specia me e neveritshme qe ka sot Shqiperia. S'i keni vene re si u ndrit fytyra, kur i marrin ne telefon: eja se kemi nje çeshtje. Presin si mjerane te neveritur eurot, per t'i nxjerre te pafajshem. Ndryshe behen perbindesha dhe e denojne fatkeqin me denimin me te rende. Me i neveritshmi eshte kusheriri i pare i Ina Rames, kokoroshi fodull e injorant, Eljo Mazreku, i cili ben ligjin ne prokurorine e Tiranes. Ora e drejtesise do t'u vije nga Zoti, ne se s'u vjen nga shteti.

Kurse mua specia me e
Kurse mua specia me e neveritshme qe ka sot Shqiperia me duket klasa e poshter politike qe kemi, qe po na e merr shpirtin dita dites. Dhe ky surrati, Halimi, me ngjan me ata sekretaret e partise se kohes se Enverit.
Add new comment