Taksat e pavjelura të pushtetit lokal dhe realiteti në komuna e bashki

Postuar në 26 Mars, 2012 09:29

Taksat që vilen nga bashkitë dhe komunat përbëjnë vetëm 4 deri 5 për qind të të ardhurave totale në buxhetin e shtetit, e megjithatë mbledhja e tyre paraqitet në tregues minimal. Shqetësimi për arkën bosh të bashkive dhe komunave u përsërit sot nga Kryeministri Berisha në një aktivitet në lidhje me pushtetin lokal. Referuar treguesve të vitit të shkuar, bashkitë dhe komunat do të duhej të vilnin 15.3 miliardë lekë të ardhura, por kanë mundur të realizojnë vetëm 75 për qind duke mbledhur rreth 11.5 miliardë lekë.

Në këto kushte, thirrja e shefit të ekzekutivit është mëse me vend, por jo në realitetin se si funksionon drejtimi i shumicës dërrmuese të bashkive dhe komunave në vend. Cili kryebashkiak apo më keq akoma, cili kryekomunar do të jetë ai që do të kërkoj mbledhjen me forcë të taksës nga votuesi i tij i ardhshëm në zgjedhjet lokale duke marrë parasysh edhe sistemin e krijuar në vend në raste të tilla ku votat nxirren nga një mijë e një marifete?

 

S.E.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.