Pastrimi, Berisha “vjedh” Shoqërinë Civile

Kaloi si pa u ndjerë deklarata e djeshme e Kryeministrit Berisha mbi aksionin e 20 prillit për të pastruar vendin nga plehrat. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, ndërsa mediet janë marrë më shumë me vendimin për shtyrjen rivlerësimit të pasurisë. Berisha shpalli dje datën 20 prill, si ditën kur; “duhet të dalim të gjithë nga çdo skaj dhe në çdo skaj të këtij vendi të pastrojmë qytetin, fshatin, rrugët, të prekim me dorë mjedisin”.
Ju duket gjë si e dëgjuar diku kjo nisme? Prej rreth dhjetë muajsh, një grup aktivistësh janë duke punuar në vend pikërisht për këtë gjë: organizimin e një fushate për pastrimin e vendit, më datë 9 maj me sloganin; Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë. Deklarata e Berishës vjen vetëm pak ditë pasi aktivistët i kanë kërkuar ndihmë për mjete transporti të ushtrisë, në mënyrë që të kenë mundësi zhvendosjen e mbetjeve që do të mblidhen. Berisha është shprehur shpesh herë gjatë muajve të fundit në lidhje me domosdoshmërinë e mbrojtjes së ambientit por asnjëherë nuk kishte folur për ditë aksioni. Të jetë nxitur nga Shoqëria Civile kësaj radhe?
S.E.
Add new comment