Ka ndryshuar mendje ambasadori Wollfarth?

Tema online ka dhënë lajmin se “ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka bërë një deklaratë të papritur, duke thënë se presidenti i përket mazhorancës; sipas Wolfarth-it, vijon Tema, tashmë PD-ja duhet të zgjedhë kandidatin e duhur për president.”
Është pikërisht kjo ideja e hedhur sot nga shefi i OSBE-së? Nëse është kjo, atëherë i bie që ai të ketë përgënjeshtruar vetveten, pasi në më shumë se një rast ka folur për president të zgjedhur në tre raundet e para. Por ky i Temës është një nga interpretimet e frazës së tij, që duket se është e interpretueshme. Saktësisht ai citohet të ketë thënë (marrë nga balkanweb.com): “Kushtetuta aktualisht e lejon zgjedhjen e presidentit vetëm me votat e mazhorancës, por unë mendoj që është e rëndësishme që të përdoret sa më mirë koha që ka mbetur për të zgjedhur një kandidat ose kandidatët e përshtatshëm”.
Një kthim prapa e bën, në fakt. Nuk i shtie në punë termat ‘konsensus’ e ‘president konsensual’. Herë të tjera i ka përdorur.
Re.Pu.
Comments
Wholefart e ka emrin ky!
<p>Wholefart e ka emrin ky! Ngaqe ha shume qofte si duket</p>
Add new comment