Bukuroshja e Titanic tregon marrëdhënien me DiCaprion

Postuar në 07 Tetor, 2014 06:02

Bukuroshja e Titanic tregon marrëdhënien me DiCaprion
Eshtë përfolur se mes dy protagonistëve të filmit të famshëm “Titanic”, Leonard DiCaprio dhe Kate Winslet ka pasur një romancë dashurie, pavarësisht se të dy e kanë mohuar një gjë të tillë.
Pas gati 17-vjetësh, ylli I Hollywood-it, Kate Winslet ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë se çfarë marrëdhënie ka pasur me DiCaprion.
Në një intervistë, Winslet ka treguar se mes saj dhe Leos nuk ka pasur kurrë një histori dashurie. Ajo ka thënë se, është e vetëdijshme se të gjithë janë të bindur për të kundërtën, duke aluduar se mes dy aktorëve ka pasur një pasion të madh, por kjo nuk është aspak e vërtetë.
“Mes nesh ekziston një miqësi e madhe. Leon nuk e kam parë kurrë në një tjetër kuptim, përveçse një shok shumë të mirë. Mes nesh ka një “magji” të veçantë” – është shprehur aktorja.
E nëse marrdhënia e tyre është kaq “magjike”, pse ajo nuk u kthye kurrë në dashuri? Këtë askush nuk e di.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.