Beckham i bashkohet fushatës kundër Ebolas.

David Beckham ka nënshkruar për të qenë fytyrë e kampanjës së re që ngre në pah rrezikun që shkakton Ebola, në tentim për të ndaluar shpërndarjen e kësaj sëmundje vdekjeprurëse.
Futbollisti i pensionuar, i cili është ambasador i UNICEF, do të paraqitet në një video që do të xhirohet në Afrikën Perëndimore dhe ku do të tregohen mënyrat për të ndaluar përcjelljen e virusit.
Isha Johansen, President i Federatës së Futbollit të Sierra Leone, që është i përfshirë në këtë kampanjë, ka thënë se David do të jetë një ndihmë e madhe në vetëdijesimin e masës për sëmundjen.
“Ta kemi David Beckham në kampanjë është gjë e madhe për ne dhe me po ashtu i jemi falënderues atij...”.
“Mesazhi i tij i dhimbshëm do të shpërndahet nëpër vendin tonë dhe në gjithë Afrikën, dhe kjo do të tregojë se sa e rëndësishme është të luftohet sëmundja me disa gjëra të thjeshta, si pastërtia e mirë”, ka thënë ai.
Add new comment