Shqyrtohet padia e fëmijëve ‘Berisha’ për shpifje në ngarkim të Saimir Tahirit

Një nga proceset gjyqësore më absurde që është bërë ndonjëherë në Shqipëri është ai në ngarkim të deputetit Saimir Tahiri. Është absurd, pasi po zhvillohet mbi bazën e një padie për shpifje e fyerje të ngritur nga Argita e Shkëlzen Berisha, motër e vëlla, fëmijë të kryeministrit Berisha, të atij që s’ka lënë kundërshtar të tijin publik pa sharë, fyer, shpifur e përbaltur.
Fëmijët ‘Berisha’ nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Në fakt, ata kanë për detyrë të provojnë në gjyq se Saimir Tahiri fyen e shpif, e në këtë kuptim të bën përshtypje që nuk shkojnë në seancë gjyqësore. Por duhet thënë se nuk janë të detyruar të shkojnë. Me sa duket, përfaqësohen aty nga një avokat i tyre me prokurë. Në këtë kuptim, mungesa e tyre nuk përbën një problem, Problem për ta do jetë të provohet se Tahiri ka shpifur në adresë të tyre.
Problem është dhe ajo që thamë në fillim: Fëmijët e Sali Berishës ngrejnë padi për shpifje? Wow! Ky është lajm për Guinness.
M.N.
Comments
Në fakt, ata kanë për detyrë
<p><strong>Në fakt, ata kanë për detyrë të provojnë në gjyq se Saimir Tahiri fyen e shpif, e në këtë kuptim të bën përshtypje që nuk shkojnë në seancë gjyqësore</strong></p><p>Respublica me duket se keni nevoje per nje jurist - sigurisht jo te modelit te Tahirit - sepse edhe studenti i vitit te pare juridik e di qe barra e proves per shpifje i takon atij qe e ben ate dhe jo atyre qe u adresohet. Parimi baze i jurisprudences eshte qe njerezit prezumohen te pafajshem derisa te provohet e kunderta , pra ne rastin konkret Tahiri i ka akuzuar per kryerjen e nje vepre penale (korrupsion) dhe i takon atij te sjelle provat qe vertetojne akuzat qe ngre ! Nejse merrni jurist here tjeter se per guiness jeni bere ju !</p><p> </p>
Add new comment