7-vjeçarja u vjen në ndihmë fëmijëve shqiptarë.

Postuar në 14 Tetor, 2014 04:49

Një 7-vjeçare e cila po mbledhë çanta e lodra për fëmijët në nevojë në Shqipëri, do të notojë për të mbledhur para për dërgimin e ndihmave.

Që nga muaji korriku, Jessica Marie, ka punuar për të mbledhur lodra e rroba, kërkoi një bamirësi për shpërndarja e tyre, pasi kuptoi se sa fëmijë jetojnë në varfëri në Shqipëri.

Nxënësit e klasës së tretë të shkollës së St John në Stanmore, më në fund arritën të plotësonin dëshirën e saj, pasi ajo kishte kontaktuar me një shoqatë bamirësie ‘Shpresë për Shqipërinë’.

‘Shpresë për Shqipërinë’ është një organizatë që ka për qëllim të lehtësojë varfërinë e familjeve në nevojë, veçanërisht të grave dhe fëmijëve.

Nëna e Jessica Tammie, është shprehur për “Harrow Times” se vajza e saj është shumë e lumtur që mund të ndihmojë në një farë mënyre. “Ajo është e kënaqur që në vend që lodrat e saja të mbulohen nga pluhuri, ajo mund të vejë ato në përdorim të mirë duke ndihmuar ata që janë më pak me fat.".

Për të paguar transportin e ndihmave jashtë vendit, Jessica do të notojë për 1 km të e dielën e 26 tetori në pishinën Aspire, në Stanmore. Ajo ka arritur të mbledhë tashmë 100£ dhe shpreson për të arritur objektivin e saj prej të paktën 250 paund. Të gjitha donacionet do të transportohen në Shqipëri më 1 nëntor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.