Greqi: Zgjedhjet e kanë përkeqësuar situatën; po mendohet për zgjedhje të reja

Postuar në 09 Maj, 2012 15:21

Në Greqi mbretëron një tollovi e plotë politike. Sot janë disbursuar mbi katër miliardë euro nga fondet e premtuara të BE-së, por ky fakt bie pa zhurmë në mes të ujrave të kaosit. Në fillim u dorëzua i pari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, i cili ia riktheu Presidentit mandatin që iu dha për të kërkuar një shumicë e për të krijuar një qeveri. Sot ishte radha e leader-it të Syriza-s, partisë së dytë që është e të majtëve radikalë, por dhe ky, Aleksis Qipras, u dorëzua. Nuk gjeti dot aleatë në parlamentin shumë të fragmentuar që doli nga zgjedhjet e të dielës. Presidenti do t’ia japë këtë mandat kreut të partisë së tretë, asaj të Pasok-ut, por gjasat që Venizellosi t’ia dalë janë pothuajse zero. Në Athinë nuk ka kaluar asnjë javë nga zgjedhjet e fundit, dhe qysh tani ca e ca kanë filluar të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, në qershor.

Në këtë klimë e situatë, përkeqësohet perspektiva e Greqisë. Aleksis Qipras i ka dërguar një letër Barroso-s, dhe aty thotë se zgjedhësit grekë i kanë refuzuar paktet e nënshkruara para zgjedhjeve. Ai ka kërkuar një takim me Merkelin dhe Hollande-in e sapozgjedhur, por përgjigjen e ka marrë nga zëdhënësit e të dyve. Të dy pra janë çuditur me këtë kërkesë, dhe i kanë përcjellë mesazhin: “Si të shkon në mendje një gjë e tillë? Merkeli e Hollande takohen me krerë shtetesh e qeverish”. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, u shpreh sot: “Nuk kemi ndërmend ta mbajmë Greqinë me pahir në zonën Euro. Janë ata që duhet të vendosin. Nëse s’bëjnë reformat e nevojshme, atëherë ....”. Me këtë gjuhë foli dhe ministri i jashëtm i Gjermanisë, Guido Westerwelle.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g. (not verified) on

<p>Nga leximi i votes greke nuk rezulton qe ata kane votuar per te dale nga zona euro, por per te rishikuar &#39;ashpersine&#39; e marreveshjes se rigjallerimit te ekonomise...Neser merr mandatin Venizellos per te tentuar ne krijimin e qeverise. Idea e tij eshte per nje qeveri &#39;te shpetimit kombetar&#39; si qeveria Monti ne Itali, me pjesmarrjen e Demokracise se re, Pasok-ut dhe te Majtes Demokratike ( partia e shtate) me kryeminister Fotis Kuvelis kryetari i kesaj te fundit. Samaras dhe Venizellos nuk e kane me &#39;qef &#39; rishkuarjen ne zgjedhje, pasi i druhen nje ndeshkimi edhe me te madh, gje qe i pelqen Alexis Cipras edhe pse nuk ka &#39;kellqe&#39; per te qeverisur, sepse i gjeti krejt te papregatitur rezultati i arritur. Mbase dhe me nderhyrjen e presidentit mund te realizohet nje qeveri me mandat te percaktuar kohor per te plotesuar &#39;detyrat e shtepise&#39; per marrjen e kesteve te ndihmes. ...Kur votohet me indinjate e jo me &#39;tru&#39; keshtu ndodh; caperciket vota dhe &#39;dridhet&#39; kombi...</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Shqiperia e&nbsp;mbeshtet fuqimisht çintegrimin e Greqise nga Evropa.</p>

Submitted by Individi (not verified) on

<p>A.G. mos ja fut kot. Koalicion nuk bejne dot ata se nuk ke Ilir Meten kryetar te Syriza qe se ka problem te shkele cdo parim mbi te cilin i dhane voten aq veta sa ja dhane. Kryetari i Syriza ka si qellim shkaterrimin e pasok dhe ND e nuk i kercet fare qe bashke me ta do shkoje dhe Greqia ne kaos. Po te kishte ndonje shans per koalicion do ishte bere tashme. ND dhe Pasok dallojne nga te gjithe partite e tjera qe moren vende ne parlament nga dicka e perbashket: Zbatimi i planit te masave te parashikuar nga marreveshja e kredise 130 bilion Euro. Si dreqin do votoje Syriza ne parlament per masat shtrenguese 11 bilion euro qe jane nje detyrim para kestit te radhes?!?!?! e gjithe strategjia e tij politike eshte ngritur duke kundershtuar keto masa.</p><p>Kane vetem nje shans te mbijetojne. Ne zgjedhjet e Qershorit te kete nje pjesemarrje te atyre qe nuk votuan heren e pare(34%) dhe ata qe ja futen kot me voten mos ta perserisin kete radhe. Dhe duke fituar ND dhe pasok e veshtire te kete sukses.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.