Gazeta italiane Libero: Diplomat e Kristalit shkëmbehen me oris, dele, sheqer, …

Postuar në 10 Maj, 2012 04:42

Në gazetën Shqiptare sillet një raportim nga Shqipëria i një gazetari të së përditshmes italiane Libero, dhe mes të tjerash shkruhet (tek-tuk po e perifrazojmë):

“Gazeta  ‘Libero’ në Itali ka nisur në Shqipëri  gazetarin Leonardo Piccini që, në bashkëpunim  me Alket Aliun, drejtorin e të përjavshmes ‘Investigim’,  janë vënë në ndjekje  të gjurmëve akadmeike të Renzo Bossit, djalit të ish-kreut  të Lega Nord. “Në Universitetin Kristal diplomat shkëmbeheshin me oriz ose bagëti”, shkruajnë ata. 

“Në 2009 denoncova  për diplomat që merreshin lehtësisht e ndërsa prisja  të takoja rektorin e universitetit  privat në Tiranë, te  sekretaria pashë me sytë e  mi një dokument, një kontratë mes Universitetit dhe një firme ushqimesh. Titullari i firmës do të merrte një  ndiplomë të inxhinierisë informatike  në shkëmbim të 200  kilogramëve oriz. Pasi pyeta sekretaren, më thanë se ky shkëmbim bëhej edhe për blegtorinë  si lopë, dele apo deri te sheqeri e produkte të tjera ushqimore”, shkruajnë në artikullin e tyre Leonardo Piccini e Alket Aliu.

“Çdo vit presidenti  dhe rektori i universitetit  Kristal venë në shërbim të  studentëve disa numra  të matrikulluar. Në raste kontrolli  nga ministria e Arsimit, inspektorëve  iu mbyllet goja me  një zarf të mirë dhe një i interesuar  mund ta marrë  diplomën nga 7 mijë në 20  mijë euro”, vijon shkrimi në  Libero.

Re.Pu. (marrë nga Gazeta Shqiptare online)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.