Berisha përgatit terrenin për ndryshimin e buxhetit në qershor

Postuar në 11 Maj, 2012 12:45

Ditët e fundit janë shtuar zërat për ndryshime në buxhetin e shtetit në muajin qershor. Por kur pritej që qeveria të thoshte se ishte e detyruar të ndërmerrte një vendim të tillë për shkak të realizimit të dobët të të ardhurave apo se parashikimet makroekonomike të gjashtë muajve më parë nuk i përgjigjen më realitetit, hop del një arsyetim tepër pikant; Nëse do të vendosë të ndryshojë buxhetin në qershor (me shumë gjasa po), qeveria nuk do ta bëjë atë vetëm për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, përkundrazi do të ndërmarrë ndryshime për të zhvilluar projektin e dixhitalizimit për një qeverisje të hapur.

Logjika ta do që nëse ka ndërmend të realizojë këtë projekt, ekzekutivi nuk ka pse ngre një muaj në këmbë parlamentin për të shqyrtuar ndryshimet, por mund t’ia kalojë fondet e nevojshme ministrive nëpërmjet rishpërndarjes së fondeve. Kjo është një praktikë e thjeshtë që mbyllet me vetëm një VKM, shumë herë e praktikuar nga qeveria me Ministrinë e Shëndetësisë përshembull.

Megjithatë, shkaku kryesor i ndryshimeve buxhetore të pritshme është aktiviteti i dobët ekonomik i vendit, ku të ardhurat nuk po realizohen me ritmet e duhura në arkën e shtetit duke detyruar qeverinë që të ezaurojë më shumë se 68 për qind të borxhit të brendshëm vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti për të financuar deficitin buxhetor.

S.E.

Comments

Submitted by mustafa (not verified) on

futjani kot juve... s'ka para Sala.

Ai ja ka kaluar Gjermanise, Frances edhe Azerbaixhanit..

edhe Gita me Zenin kane bere lek sa te duash. Le te plasi Muc Nanua nga inati....

Submitted by Ina (not verified) on

Nje pyetje kam une per Respublicen dhe per te gjithe pseudo-analistet e financave publike, makroekonomise apo te cdo fushe tjeter. Mund te jete e drejte fakti qe buxheti rishikohet per shkak te diferencave negative ne te ardhurat e faktuara me te ardhurat e planifikuara, por te hysh ne ceshtje teknike dhe te kundershtosh vetem me nje fjali ' ai mund ta beje kete vetem me nje VKM' duhet te njohesh edhe ligjin organik te buxhetit edhe ligjin e manaxhimit financiar. VKM-ja hyne ne pune vetem ne dy raste:

1. Kalim nga 'fondi i KM' ne programet ministrore, dhe

2. Kalim i fondeve nga njeri program ne tjetrin me kushtin qe fondi te jete jo me i larte se 10% si e programit qe jep ashtu edhe atij qe merr.

Ne cdo rast tjeter kerkohet ligj parlamenti, pasi ndryshime te tilla cojne ne ndryshime te strategjise se zhvillimit, nje dokument te cilin qeveria e ka te miratuar dhe mbi te cilin 'teorikisht' mbeshtetet planifikimi i buxhetit afat-mesem.

Pra, me fjale te tjera, ju sugjeroj te mos na lodhni me te tilla informacione pa baza se kur te keni te drejte nuk do t'jua veme veshin per shkak te tradites qe po krijoni.

Me respekt,

Ina

Submitted by Ervin (not verified) on

Po pse ty Ina te rren mendja se Salua po e ndryshon buxhetin per te bere keto projektet gjasme? Pastaj u dashkan fonde gjigjande per te bere keto e-projektet e Berishes. E dyta, mos harro qe projekti nuk eshte vetem per 2012 por eshte strategji pra shtrihet edhe ne vitin tjeter. Keshtu qe deri diku, analiza siper ka nje logjike. Hajde de nese behej fjale per realizimin e [projektit brenda ktij viti.

Passtaj, Berisha prandaj i ben keto lojera fjalesh per te sjelle amulli dhe njeerzit te ms marrin vesh ca behet ne te vertete.

Klm

Urime Respublices

Submitted by Ina (not verified) on

JO Z. Ervin. Nuk me rren aspak mendja, por ajo qe kerkoja nga Respublica eshte serioziteti ne te dhene te lajmit; pra strukturimi i sakte i lajmit. Une jam e ndergjegjshme qe ky korrektim do te behet me shkurtime fondesh. Por, deshiroja te theksoja se lajm nuk duhet te beje rishikimi i buxhetit, pasi rishikimi i buxhetit ne 6-mujorin e dyte eshte nje procedure normale, e cila aplikohet gjeresisht dhe lejon (ne mjedis korrekt manaximi te financave publike) perdorim me efektiv te fondeve publike, por menyra dhe shifrat e krahasuara te buxhetit fillestar me ate te korrektuar duhen analizuar. Dhe une kerkoja nje analize te tille, dhe jo nje lajm te that, i cili edhe pse i vertet eshte formuluar dobet. pra, se pari i duhet kerkuar kesaj qeverie projekti per e-government, pasi juk eshte nje projekt i thjesht per t'u realizuar nese nuk eshte konceptuar sic duhet, dhe mbi te gjitha duhet te dijme cilat jane kompanite qe kane bere kete projekt. Po te shohesh pak me kujdes dhe ne vende te tjera te botes, jane vetem nje dore kompanishe qe kane eksperience, staf dhe integritet per realizimin e nje projekti te tille, dhe ato jane te perfshira gjeresisht te pakten ne tri kontinente.

Qe ta mbyll ketu Z. Ervin, une kerkoja qe lajmi te jete i forte, ne menyre qe te mos anashkalohet, sepse i dhene ne menyre te tille ai nuk lexohet.

Shpresoj te kem qene e qarte si per Ju ashtu edhe per lexues te tjere,

Me respekt,

Ina

Submitted by DALER (not verified) on

Ina duhet ta kuptosh qe media online, i jep lajmet te shkurtra dhe te thata,(analizen beja vete) po deshe analize blej gazeta te shtypura. Jo te gjithe kan kohe dhe durim qe te lexojne nje lajm te sterrzjatur. Mjafton thelbi. Eshte vet formati i tille i medias qe i do lajme te shkurtra.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.