Revista Time provokon me kopertinën e vet; dhe sjell diskutime

Postuar në 13 Maj, 2012 03:18

Revista e famshme Time ka dalë në numrin e saj të fundit me një foto provokuese, ku tregohet një mamá e re që po ushqen të birin në një situatë jo fort tipike. Nëna e re është veshur me pantallona të ngushta, me një kanotiere të zezë, me njërin gji të zbuluar, dhe me vështrimin ‘e paturpshëm’ nga kamera. Ndërsa i biri, ka vënë gojën në gjirin e nënës, dhe vështrimin e mban gjithashtu nga kamera; por vështrimin e ka të hutuar (gruaja që ka pozuar, 26 vjeçarja Jamie Lynne Grumet, është vërtet me të birin në këtë foto). Titulli i kopertinës që ka lidhje me çfarë ka kapur aparati fotografik është: Are You Mom Enough? (Jeni mamá aq sa duhet?).

Gjetja ka shkaktuar reagime, dhe me sa duket, ky ka qenë dhe qëllimi i atyre që “e kanë shpikur”. “Kjo nuk është një mama tipike; fotoja nuk inkurajon gji-dhënien; gji-dhënia është komunikim midis nënës e fëmijës, e ky komunikim mungon në këtë shkrepje; fotoja është tepër e seksualizuar; etj, etj” – me këto fraza përmblidhen reagimet që në fakt kanë qenë të shumta. Por ka pasur dhe reagime që nuk kanë parë ndonjë dramë në këtë mes; përkundrazi. Dhe e para është Jamie Lynne Grumet d.v.

Secili mund ta ketë një opinion në këtë mes. Edhe ju tuajin.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

Foto e pshtire. Nuk din njeriu as ne cka asocion kjo foto. Shembulli me i keq i paraqitjes se ngrohtesise amnore.

Submitted by Genti Bendo (not verified) on

Shkrimi ketu nuk permend se reagimet negative shpesh kishin te benin me moshen e djalit, pasi ai eshte te pakten 3 vjec dhe ne ate moshe nuk vazhdon ushqimi me gji. Ne kete kontekst pati edhe pyetje te tilla si '' a eshte djali apo i dashuri i saj ? ''

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Duket si tepër i madh djali, për të thithur gjinë këtë moshë, dhe gjiri i së ëmës mund të mos ketë qumësht tani... Me këtë foto, ajo i ka dhënë të birit një dëmkë, që do tallen shokët e tij me të, kur të rritet edhe pak, nëse nuk e bëjnë që tani... Me pak fjalë, janë artifice/marrëzira që përdoren nga media për të tërheque vëmendjen...

Submitted by Lex Rex (not verified) on

Ne rastin konkret cdo gje eshte e vertete: djali eshte i saj dhe ai vertet eshte ushqyer me gji deri ne moshen 3-4 vjec. Por ne pegjithesi kjo nuk ndodh, prandaj edhe ka patur shume polemika.

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Kjo foto nuk eshte provokative, por realiste. Meshkujt gjithe jeten qe femije e derisa behen femije ne pleqeri, nuk kane te ngopur te mbajne buzet mberthyer pas thithkave te gjoksit femeror, qofte nene, qofte grua a qofte dashnore. Buzet sikur qenkan 'shpikur' vetem per 'venduza' mashkullore ne gjoksin femeror dhe buzet femerore si 'venduza' per ate mashkullor. Ky eshte gatimi,s'ke c'i ben !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.