Partitë greke i bëjnë diversion njëra-tjetrës; dhe zgjidhja duket e largët

Postuar në 13 Maj, 2012 14:58

U duk sikur grekëve u erdhi momenti për të bërtitur “ia dolëm”, por nuk ish kështu. Ishte Aleksis Tsipras, kreu i Syriza-s, partisë së ekstremit të majtë që doli e dyta në zgjedhjet e të dielës së shkuar, që e dha lajmin, sipas të cilit “është arritur marrëveshja mes Demokracisë së Re, Pasok-ut dhe partisë së majtë filo-europiane”. “Unë vetë nuk mund të pranoj një gjë, që e konsideroj gabim, por të tjerët e kanë pranuar”, tha ai në thelb. Por leader-i i Dimar-it (kështu quhet partia e majtë filo-europiane), që ka 19 vende në parlament, Fotis Kouvelis, ka nxituar të bëjë përgënjeshtrimin. Madje, e ka quajtur veprimin e Tsipras-it të turpshëm, me synimin për të denigruar e njollosur partinë e tij.

Sondazhet thonë se “grekët nuk duan zgjedhje të parakohshme”, por të gjitha partitë në pritje të një afirmimi më të fortë, duke përjashtuar pra dy partitë e mëdha, i duan ato. Dhe me ç’duket, do t’i kenë.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.