Jessie J bën gjithçka për të dashurin.
I janë hakuar fotografitë nudo. E ky skandal e ka nervozuar shumë këngëtaren Jessie J, e cila këtë gjest të ‘njerëzve të këqij’ siç i quan ajo është një gjë shumë e keqe. Jessie ka shpjeguar se përse mban fotografi të tilla dhe ka thënë se këto foto i mban që ta mbajë të dashurin e saj pranë vetes
Është tejet e dashuruar në të dashurin e saj. Për të është e gatshme që të bëjë çdo gjë, madje edhe t’i dërgoj fotografi nudo, të cilat do t’i shihte vetëm ai. Por nuk i doli kështu këngëtares Jessie J pasi ajo është një nga VIP-at që ka rënë viktimë e vjedhjes së fotove nudo nga hakerat. E këtë gjest të tyre këngëtarja britanike e ka konsideruar si diçka “shumë të shpifur”. J
essie nuk ka vonuar dhe menjëherë është prononcuar se pse ka mbajtur foto të tilla. Ajo ka thënë se nëse dikush nga fytyrat e njohura të showbiz-it dëshiron që të mbajë pranë të dashurit e tyre atëherë ato duhet që të ketë fotografi të tilla. “Çdo femër në industrinë e muzikës ka një lidhje në distancë me dikë dhe foto të tilla duhen për të mbajtur personin me të cilin ke marrëdhënie. Ajo që ndodhi është shumë e shpifur, por besoj se nuk duhet të habitemi që ne të showbiz-it na ndodhin gjëra të tilla” ka thënë Jessie J për revistën ‘Look’.
Add new comment