Diploma e Bossit, pezullohet për një vit “Kristal-i”, ja vendimi

Postuar në 23 Maj, 2012 08:45

Pas skandalit të diplomës së Renzo Bossit, i cili dyshohet se e ka marrë atë pa ndjekur rregullisht studimet, madje pa ardhur asnjëherë në Shqipëri, qeveria ka vendosur të pezullojë për një vit licencën e Universitetit Kristal. Pezullimi vlen për të dyja programet mësimor të tij. Gjatë periudhës së pezullimit, Universiteti nuk do të mund të pranojë studentë të rinj në auditorët e tij, ndërsa ata që janë tashmë duke ndjekur studimet do të mund t’i përfundojnë ato. Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Arsimit do të ushtrojë kontrolle çdo tre muaj në këtë Universitet, ndërsa institucioni do t’i nënshtrohet akreditimit.

Kjo është masa e parë e marrë nga qeveria pas publikimit të skandalit të diplomës së Bossit, ndërsa Prokuroria ka nisur tashmë hetimet.

 

Re.Pu.

 

V E N D I M
 
PËR
PEZULLIMIN E PJESSHËM DHE TË PËRKOHSHËM   TË LICENCËS SË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE  JOPUBLIKE, UNIVERSITETI “KRISTAL”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 46, të    ligjit nr.9741 datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Pezullimin e pjesshëm dhe të përkohshëm të licencës së shkollës së lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”,  për të gjitha programet në të dyja ciklet e studimit, që ofron ky institucion i arsimit të lartë.

2.    Shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, gjatë periudhës së pezullimit, nuk do të pranojë studentë të rinj në asnjë nga programet e studimit që ky universitet ofron. 

3.    Periudha e pezullimit të licencës së këtij institucioni të arsimit të lartë zgjat për 1 (një) vit, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

4.    Shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, ndërmerr masat e duhura që studentët e regjistruar pranë këtij institucioni të vijojnë apo të përfundojnë studimet në programet përkatëse, sipas kohëzgjatjes normale.

5.    Ministria e Arsimit dhe Shkencës, gjatë periudhës së pezullimit, merr masat për ushtrimin e inspektimit periodik, çdo 3 (tre) muaj, në këtë institucion, për përmirësimet e bëra në përmbushjen e standardeve shtetërore të cilësisë.

6.    Në përfundim të periudhës së pezullimit të licencës, shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, i nënshtrohet akreditimit institucional sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

7.    Në përfundim dhe në varësi të rezultatit të procesit të akreditimit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës propozon masat përkatëse për këtë institucion të arsimit të lartë.

8.    Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe shkolla e lartë universitare jopublike, universiteti “Kristal”, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Comments

Submitted by Koz (not verified) on

A seshte qesharake ky vendim idiot i Bishes... mesa duket nuk paskemi nje autoritet qe licenson shkollat shqiptare qe I ngelen ne dore teveqelit nga Viçidoli... per te pezulluar per nje vit kete kufome te qelbur te gjoja-edukimit Berishian te brezit te ri. Çfare do te ndodh Vitin tjeter dhe a mund te vazhdojne te gjoja-edukohen ata studente qe jane ne te. Prinderit do te Benin mire ti largonin femijet e tyre sa me pare nga ky qenef I Berishes dhe ky gjoja-Universitet (dhe te ngjashmit e tij si UET e çilit) te mbylleshin perfundimisht e me turp. Ne nje te ardhme keto gjoja-unuversitete do te kujtohen me humor si nje nga prapesite e lumpenit oriental shqiptar te ketyre 10-15 vjeteve dhe uroj fort qe te diplomuarit ne keto ahure te mos punesohen kurre ne administraten shqiptare. Kete mesazh duhet te jape opozita shqiptare per prinder idiot qe hedhin paret per pasurimin e çilit dhe regjimit te Bishes

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ky quhet çiljetizim i arsimit shqiptar,çiljetat e çilët që duan të hyjne ne tregun e punes me copa kartonash qe s&#39;vlejne as sa nje libreze dritash, mire tu behet budallenjve, imagjino me ta fute çili e meti, me rop shpie...Duke perifrazuar shkrimin e para dy diteve te Lubonjes: Keta pronaret e universiteteve jane maskarenj qe ne mungese vullneti per te mesuar, japin te tjereve diploma, diploma ne maskarologji dhe produkti perfundimtar eshte tipik per kete kohe maskarenjsh: Maskarallek i certifikuar dhe i njohur nderkombetarisht. Pra ne kete drejtim, universitetet e Cilit e te Metit kane te drejte te mburren, se diplomat e tyre njihen edhe ne Evrope tashme; Flitet se kete vit do kete nje dyndje te studenteve italiane ne keto universitete, por sa keq qe Kristalit i paskan hequr licensen e maskarallekut, imagjino sa maskarenj do kishte diplomuar kete vit...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.