Loja e-ka-kush-e-ka për reformën zgjedhore vazhdon

Në debatin që po zhvillohet sot në Kuvendin e Shqipërisë ka vazhduar loja e-ka-kush-e-ka mes pakicës dhe shumicës parlamentare. “Bëni rikompozimin e KQZ, sipas rekomandimeve të ODIHR. Ne që sot, pikërisht në këtë datë që na e kanë shënuar ndërkombëtarët po punojmë kundra vetes, duke mos votuar reformën zgjedhore, sepse Berisha bën sikur harron. Axhenda e ditës së sotme të mos preket. Të fitojmë kohën e humbur për të plotësuar kërkesën dashamirësë të partnerëve. Axhenda të jetë ajo që kemi miratuar”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. Dhe ja përgjigja e homologut të tij Astrit Patozi: “Mazhoranca ka votat për presidentin e vetme, por s’ka votat për reformën zgjedhore e vetme. PS s’ ka votat për presidentin, por ka votat për ta bllokuar reformën. Ja pse kemi ngecur, sepse PS do bllokimin pasi nuk ka presidentin. Unë ju bëj një sfidë: Hajde të caktojmë një orë për t’i miratuar të gjitha në komision. Por, ju nuk e doni këtë se ju kanë zënë ethet e zgjedhjes së presidentit.”
Po çfarë ofron për miratim PD-ja? Një reformë zgjerdhore ku nuk ndryshon formula e kompozimit të KQZ-së (“Çdo gjë unë mund t’ua jap, por komisionin (KQZ-në) unë nuk ua jap dot,” deklaroi Berisha) dhe ku nuk i jepet mundësia dy anëtarëve të KQZ-së të sanksionojnë hapjen e kutive zgjedhore në KQZ, për të bërë transaparencën e procesit. Me pak fjalë, një reformë zgjedhore që nuk adreson prëplasjen më të madhe mes pakicës dhe shumicës parlamentare në 3 vjetët e fundit. Deri para dy javësh dukej se palët do të arrinin një konsensus për ndryshime të kodit zgjedhor, që shkonin përtej ndërhyrjeve kozmetike. Pas takimit Rama-Meta gjërat ndryshuan. Ndoshta prej tij…
E.Zaloshnja
Comments
'Budallait' s'ke cfare i ben,
<p>'Budallait' s'ke cfare i ben, me perjashtim t'i hapesh rrugen ...Kemi prodhuar kaq shume fjale te urta, sa s'ka ku vete me , ngaqe kemi kaq shume probleme mes vedi sa s'ka ku vete me...Aty ku pozita ja ka 'bere' kaq here opozites, le t'ja 'beje' dhe nje here...( ne ato maja rripa-rripa, nje here ma hipe dhjete here ta hipa-populli). Tani jemi mesuar ne, veshtire e kiswhim sa prishem 'virgjerine'...</p>
Palet duhet te ndjekin
<p>Palet duhet te ndjekin rekomandimet e ODHIR-it ! Kerkesat e PS per KQZ jane absurde sepse ajo eshte e balancuar 5-4 ne favor te mazhorances nderkohe qe ne kohet qe PS ka qene ne pushtet ky raport ka qene edhe 8-1 apo 7-2</p>
Une çdo gje e jap vetem
<p>Une çdo gje e jap vetem fronin e pergjakur nuk e leshoj,zvarre te hiqeni,kater jua vrava e nuk me bete gje,do vazhdoj se dhe me detin ma falet ,Gerdecin po epo..... skeni rruge tjeter o e mbaj me force o ma jepni duke jua zhvatur.</p>
Une kam parndjenje te
<p>Une kam parndjenje te keqe.Konfrontimet po ashpersohen.Berisha cdo dite eme shume provokon opoziten dhe shkel me kembe te gjitha ligjet e shkruara e te pashkruara.Ka kapur gjykatat,institucionet e pavarura.Grabiti Tiranen,tani kerkon te zgjedhi nje president noter te tijin.Po mori dhe presidentin,atehere ne ate vend ka marre fund cdo gje.Ai njeri po pergatit nje 97 te dyte.Te jeni te sigurte.Nuk e leshon pushtetin Dokotor Krimi.Ai do perdor cdo mjet qe populli mos te votoj e i lire,sepse ai e din se c'fare vote merr nga ky popull i vuajtur.Kjo eshte e verteta.Po e mban peng Shqiperine.Nuk mund ta leshoj epushtetin sepse ka frike nga ndeshkimi.</p>
Add new comment