Takimi Meta-Berisha rezultoi një takim i kotë; gjërat janë siç ishin

Takimi Berisha-Meta ka rezultuar ashtu si pritej, dmth i pa frutshëm. Burime të informuara mbi atë që ka ndodhur thonë se palët kanë mbetur në pozicionet që kishin para takimit, pa lëvizur asnjë milimetër nga këto pozicione. Pas takimit, edhe Berisha, edhe Meta, do donin të thoshin gjëra krejt të ndryshme nga ato që thanë. Por ata, ashtu si dhe shumë politikanë të tjerë shqiptarë – e kanë mësuar mirë këtë zanat, tanimë – ditën të kafshonin gjuhën, dhe thanë si më poshtë:
Meta: “Në këtë takim nënvizuam rëndësinë që zgjedhja e presidentit të vlerësohet si një moment kulmor i një procesi, që ndihmon në radhë të parë vendin, që të ndjehet më i bashkuar, dhe së dyti reformat, që janë shumë të rëndësishme për marrjen e statusit të vendit kandidat. Ne shprehëm vendosmërinë për të kontribuar për procesin që të jetë kushtetuese, konstruktiv dhe sa më konsensual. Të bëhen përpjekjet që presidenti të zgjidhet që me raundin e parë dhe të jetë një mesazh i pjekurisë politike të klasës sonë politike”.
Berisha: “Ky ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh. Me udhëheqjen politike të LSI, që është aleat kryesor i PD në koalicion, u ra dakord plotësisht që të bëhet çdo përpjekje në mënyrë që presidenti i republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është një mundësi reale. U ra dakord që të vazhdojnë takimet intensive për të bërë sa më shpejt të jetë e mundur vendin me kryetarin e merituar të shtetit”.
Re.Pu.
Comments
nuk e kuptoj cfare lidhje ka

nuk e kuptoj cfare lidhje ka titulli i artikullit me deklaratat e dy krereve te partive?!?!

Kurse une nuk kuptoj clidhje

Kurse une nuk kuptoj clidhje ke ti me keto qe lexon.

Pergjigja eshte shume e

Pergjigja eshte shume e thjeshte?

I pari ,titulli sherben per te na komunikuar neve lajmin,qe per ata qe e kane publikuar mendohet se ne duhet ta dime,asgje nuk ka ndryshuar edhe pas takimit te dy korifenjve te koalicionit.

I dyti,deklaratat e korifenjve, na tregon se si e shikojne ata kete eveniment,shume te rendesishem per ata dhe aspak me vlere per ne.

Nje president i zgjedhur ne kete menyre , rezultat i kompromiseve te partive,nuk do te jete gje tjeter veçse nje bruto kopie e presidentit te meparshem,i cili duke e pare se nuk kishte asnje fuqi,u detyrua qe te krijoje nje parti te re,me shpresen se nepermjet saje mund te beje diçka per kete vend te mjere.Sipas tij ,vetem pjesmarja ne lojen e partive mund te kete rezultat.Urtesia,zgjuarsia nuk varet nga ajo qe di,por nga menyra se si vepron.

Add new comment