Sokol Balla: Kur Doktori kërcënon me zgjedhje të parakohshme

Sokol Balla ka shkruar sot një koment tek Mapo, në të cilin analizon levizjet e mundshme të Berishës gjatë procesit të zgjedhjes së presidentit dhe marrëdhënien me LSI-në duke kërcënuar të majtët me zgjedhje të parakohshme. Berisha kërcënon me zgjedhje?! Balla ka një shpjegim të vetin për këtë skenar. Në kushtet e një ftohje me aleatin e tij të majtë, humbjes së mbështetjes nga Kastriot Islami (u pa gjatë votimit për akcizat) dhe për më tepër, kur po flitet çdo ditë e më shumë për organizimin e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë nga PS-ja me mbështetjen e LSI-së, sipas Ballës, doktori mund të hidhet vetë në “sulm” i pari me levizje të ngjashme duke shkaktuar si përfundim zgjedhjet e parakohshme. Si ndodh kjo? Ka sy skenare. I pari është ai ku PD-ja kërkon besimin në Kuvend ndaj qeverisë dhe në kushtet kur mazhoranca nuk i ka tashmë 71 vota, ajo do të bjerë “për të krijuar menjëherë premisën për zgjedhje të parakohshme” dhe për më tepër sipas Ballës, do t’i hiqte mundësinë e organizimit të një mocioni mosbesimi nga opozita dhe që Meta me Ramën të bënin një qeveri të re. Ka edhe një skenar tjetër shpëtues për Berishën: “Ai i dështimit të raundit të katërt apo të pestë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës me 71 vota”. Nëse ndodh kjo shpjegon Balla, atëherë atributet e kreut të shtetit i merr Kryetarja e Parlamentit dhe vendi futet menjëherë në zgjedhje të parakohshme. “Imagjinoni çfarë skenari makthesh është ky për opozitën. Në zgjedhje me doktorin Kryeministër, Jozefinën Presidente, pa reformë elektorale dhe me Ben Kutinë në KQZ. Edhe me Topin dhe Spahinë ende jo gati për fushatë”.
Re.Pu.
Comments
Ka dhe nje skenar tjeter o
<p>Ka dhe nje skenar tjeter o Kol Palla. Per mendimin tim me i mundshmi. Sala e con Edin avash avash drejt raundit te kater dhe te peste. Aty zgjedh nje president qe i do bytha, me votat e LSI, te Kacit ose ndonje tjetri nga PS. LSI do te te rrije ne koalicion deri ne 2013 se nuk ka nga ta levize bythen. Pavaresisht dashurise se madhe qe te ka kap ty, much nanon dhe ndonje anal-ist tjeter per LSI kete kohe. Dhe ne 2013 LSI, kesaj rradhe e larguar me lezet nga Sala garon vetem si ne 2009. Duke marre vota nga "e majta" sic e quanit ju. Por qe per mua jane komuniteti i madh i skraparllinjve, beratasve etj qe punesohen nga LSI. Dhe pastaj do te futet perseri ne qeverine e ardhshme te Berishes per 2013-2017.</p><p> </p>
Kot fare ja keput Balla !
<p>Kot fare ja keput Balla ! Sipas meje sigurisht. Pse ? Berisha e ka filluar fushaten elektorale, si zakonisht: Me 'asfalt' per ata qe vrasin kembet ne gurricka, me taksa me te ulta per ata qe i kane 'barre' te madhe mbi shpine, me rritje rrogash per ata qe 'lengojne', me integrim per ata qe 'pronesojne' Europen, me nacionalizem per ata qe 'gjoksojne' shqiponjen dykrenore, me 'lesh e presh' per ata qe duan 'pershesh', me 'Ismail bej Qemal' ne pervjetor te mevetesise, me 'Skenderbej' ndaj tradhetise, me Topallken presidente pasi hengri 'bretkocen' ne mbishkoder, me...ne qe votojme gjithmone per ata qe 's'na e bejne vone'...</p>
...dhe prap PS fiton!
<p>...dhe prap PS fiton! </p>
Add new comment