PD-ja denoncon ‘skafo-deputetët’ socialistë; Rama: Berisha e di detin govatë

Postuar në 28 Maj, 2012 03:26

Nisma e PS-së për të anuluar moratoriumin e ndalimit të skafeve, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të PD-së. Zëdhënësja rishtare Silvi Bardhi ka lexuar përpara gazetarëve deklaratën e kësaj partie: “Partia Demokratike denoncon këtë nismë të skafo-deputetëve që duan ta shëndrrojnë Shqipërinë në skafo-republikë vetëm e vetëm për pasurimin e tyre me paratë e drogës dhe trafiqeve të tjera kriminale dhe që kërcënon interesin e levizjes së lirë të shqiptarëve në Europë”.

Rama nuk ka nxjerrë zëdhënësit. Ka dalë vetë. Në twitter, amá. Dhe ka shkruar:“Jemi i vetmi vend në Mesdhe ku deti s’i jep asgjë ekonomisë! Kryeministri ka ndaluar mjetet lundruese se e di detin govatë për t’u llokoçitur vetë dhe aq”.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.