PS-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme?

Postuar në 28 Maj, 2012 05:09

PS dhe PD u larguan edhe më tepër dje në qendrime në lidhje me zgjedhjen e një presidenti të pranueshëm nga palët pas parashtrimit të katër kushteve nga socialistët. Kushtet kanë të bëjnë me: kryerjen e reformës zgjedhore, asaj parlamentare, heqjen e imuniteteve dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual.

“Panorama” raporton sot se Partia Socialiste ka filluar trajnimet e komisionerëve të saj në të gjitha zonat e vendit. Përse? Gazeta shpjegon se një nismë e tillë e PS-së bëhet pasi ajo është duke marrë masat për zgjedhje të parakohshme, të cilat mund të shkaktohen gjatë garës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Përveç kësaj, strukturat e PS-së janë duke kaluar në sitë zgjedhësit dhe levizjet e tyre gjatë dy zgjedhjeve elektorale të fundit. Afrimi i PS-së më LSI-në këto kohët e fundit shton më tepër gjasat për një skenar të tillë, aq më tepër kur Meta kundërshton një president nga PD-ja duke kërkuar me ngulm një takim Rama-Berisha.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

<p>Po pra po pergatiten per zgjedhjet e parakohshme te&nbsp;2013. PS ska nevoje ti trajnoje fare se ka 20 vjet qe te njejtet komisionere perdor :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.