Nesër votohet për Presidentin: Ethe negociatash në Tiranë

Duket se ka një synim për ta mbyllur nesër makthin presidencial. Po bëhen një sërë takimesh në këtë funksion. Berisha takoi Dulen paradite, dhe gazetarët bën vaki të kenë kujtuar për një moment se po merrnin lajmin e ditës. Por pak më pas, Berisha u takua me ambasadorin Arvizu. Me të mbaruar takimin me Berishën, ambasadori Arvizu e mbajti frymën në selinë e PS-së, ku e prisnin Sequi e Wolfarth, në pritje për të hyrë në takim me Ramën. Por Berisha nuk është se po rri duarkryq pas bisedës me amerikanin më të rëndësishëm në Tiranë. Ai në këtë moment është në një takim me aleatët, Metën, Mediun, Idrizin. Rama e ka mbyllur takimin me ambasadorët, e ndërkohë pritet që të mbajë fjalën që ka premtuar. Por me sa duket, po prêt që të mbyllen takimet e tjera, në mënyrë që kamerat të jenë vetëm për të.
Duan vërtet ta zgjedhin nesër Presidentin? Nuk është çudi. Veçse me këtë turravrap negociatash mund të gjejnë karar tek ndonjë kandidaturë “ngordhalaqe”.
Re.Pu.
Comments
Po mbase do kene lene ne pit
<p>Po mbase do kene lene ne pit stop Artur Kukon....</p>
Po si do ja beje Rama se
<p>Po si do ja beje Rama se kerkoi dhe tryeze me agjende te percaktuar qarte.</p>
Add new comment