Të gjithë flasin mirë për Zaganjorin; por nuk e llogarisin si kandidat presidencial

Postuar në 03 Qershor, 2012 03:19

Nuk kanë të reshtur vlerësimet publike për Xhezair Zaganjorin, por duket se më tepër se për kandidatin presidencial ato janë për “njeriun që s’ka asnjë shans të zgjidhet President”. Komentatorë politikë (me ndonjë përjashtim tek-tuk), politikanë, juristë, njerëz të së majtës e të së djathtës (deri dhe opinionistë e këshilltarë afër Fatos Nanos), nuk kanë i kursyer fjalët e mira në adresë të tij. Por me një ‘por”: Zaganjori prapëseprapë nuk ka gjasa të zgjidhet, pasi nuk ëhstë konsensual. Dhe kështu fjalët e mira, më tepër se sa vlerësime, po shihen dhe si një mënyrë për ta ngushëlluar vetë Zaganjorin. Eksponentë të maxhorancës janë duke folur akoma për të si për të vetmin kandidat të tyrin deri në raundin e pestë, por erërat presidenciale janë duke fryrë kundër tij. Takimi i sotëm mes Berishës e Ramës, sidoqë të interpretohet e sido që të finalizohet, nuk do të jetë në favor të Zaganjorit.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>E dogji&nbsp; Sali-u..................</p>

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Lideret e forcave kryesore, vecanerisht Berisha, deshirojne qe president te jete dikush pa personalitet dhe mundesisht me dosje te Sigurimit te Shtetit (shpesh keto shkojne se bashku), prandaj edhe propozohen kandidate te tille si&nbsp;Artur Kuko (2002), Arjan Zaimi (2007) dhe Xhezair Zaganjori (2012).</p>

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>E kemi zakon ne shqiptaret, per te larguarit dhe te vdekurit vetem fjale te mira hedhim ne tavoline. Ai , Zaganjori ( i gjori ), ndac te zgjidhet e ndac te mos zgjidhet, politika e lozi si &#39;derr mac&#39; edhe pse i mbetet ne dore popullit. Le te ngushellohemi per &#39;kopetencat&#39; e kufizuara te tij ne perditshmerine tone. Kaluan pese vjet me Topin edhe pse nuk e shkrepi asnje dite &#39;topin&#39;, madje dhe kur merrte pishtarin per t&#39;i vene flaken barutit ambasadoret e mbushnin topin nga gryka. Ne...spektatore te cirkut politik jo me bilete falas...</p>

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Kjo qe shkruani nuk eshte e sakte. Lidhur me Zaganjorin ka patur vleresime te ndryshme, perfshire edhe shume opinione negative, p.sh. shume kane permendur votimin e tij kunder shqyrtimit te ceshtjes se marreveshjes se detit me Greqine. Sa per njerezit afer Nanos,&nbsp;ata permenden menjehere se Zaganjori ne kundershtim me statusin e tij te diplomatit (kur ishte Ambasador ne Gjermani) ka ardhur ne Shqiperi te ndihmoje Berishen ne referendumin per Kushtetuten ne vitin 1994. Ndersa PS megjithese nuk ka dashur te hyje me detaje rreth kesaj kandidature (pasi kundershton procesin e deritanishem), ka permendur se Zaganjorit i ka mbaruar prej kohesh mandati ne Gjykaten Kushtetuese dhe rrjedhimisht do te ishte mire te kishte dhene doreheqjen si kolegu i tij Plloci. Po keshtu,&nbsp; editoriali i sotem i &#39;&#39;TemA&#39;&#39; e cileson Zaganjorin si te aferm me familjen / klanin e Berishes.</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Zaganjori mund te mos jete i zgjedhshem nga te dy krahet, e pavaresisht se eshte disi naiv e mund te manipulohet ose anashkalohet nga politikanet, ka dinjitet e eshte me i paster se shume nga ata qe do e votojne ose do refuzojne ta votojne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.