Benedikti XVI: Familja bëhet nga burri e gruaja

Meshën e sotme Papa Benedikti XVI e ka mbajtur në Milano, në prani të një turme të jashtëzakonshme (një milion, thuhej nga mjetet e informacionit), mes të cilëve kish dhe shumë personalitete të jetës publike e politike italiane, përfshirë kryeministrin Mario Monti. Ishte një befasi kjo turmë pas skandaleve brenda Vatikanit (boss-i i Bankës së Vatikanit, ‘e maskuar’ pas emërtimit Institut për Çështje të Fesë, është pushuar nga puna, ndërsa maxhordomi i Papës është arrestuar; që të dy për bëma që dhunojnë standardin e kishës dhe ligjin); me sa duket, grigja e besimtarëve kanë vlerësuar se reagimi i Joseph Ratzinger-it ka qenë ai i duhuri.
Ky i fundit e shfrytëzoi këtë ditë për të përcjellë një mesazh të fortë në mbrojtje të familjes tradicionale të krijuar nga burri e gruaja. "Zoti ka krijuar mashkullin dhe femrën, me dinjitet të barabartë, dhe me karakteristika të veçanta komplementare, në mënyrë që të dy të jenë njëri për tjetrin …”, tha ai nga foltorja e meshës gjigande.
Është një mesazh që kisha katolike e ka përcjellë vazhdimisht, gjë që, tok me mesazhe të tjera (siç është ai kundër abortit, kundër kontraceptivëve, etj) e ka vënë në shenjestër të shumë jo katolikëve ‘për sjellje e qëndrime reaksionare’.
Re.Pu.
Comments
Nje gje eshte e sigurte :
<p>Nje gje eshte e sigurte : Bari i djallit eshte me jeshil se ai i verteti,sepse eshte artificial.</p><p>Fjalet tona jane te rendesishme,por veprimet tona kane me shume peshe se sa fjalet tona.</p>
Add new comment