Rama deputetëve: Nuk kemi kandidat deri në raundin III

Postuar në 05 Qershor, 2012 06:59

PS nuk do të ketë kandidat për garën presidenciale, të paktën jo deri në raundin e tretë të votimit që pritet të mbahet brenda kësaj jave. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit kuvendor, deputetët socialistë janë informuar nga kryetari Rama dhe kreu i grupit kuvendor Ruçi lidhur me negociatat e deritanishme me demokratët për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendi.
Mbledhja e përjvashme e grupit kuvendor ka nisur në orën 12.00 dhe ka zgjatur vetëm 30 minuta. Burimet konfidenciale pranë takimit kanë bërë me dije për Shqiptarja.com se, fillimisht Rama dhe më pas edhe Ruçi kanë pohuar se deri në momentin që flasim, PS nuk do të japë asnjë emër për kandidat për President. Sipas drejtuesve socialistë, e rëndësishme për momentin është procesi dhe jo emri. Edhe  një ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu deklaroi pas takimit me kryesocialistin Rama se PS nuk insiston që presidenti i ri të dalë nga e majta.

Shqiptarja.com

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Sa te veshtire e beni. Rama nuk do Tosin, do pushtet absolut. Ama po doli me emer kandidati dhe ky nuk eshte Tosi hap 100 probleme ne parti. Prandaj do perpiqet ta coje kete loje deri ne fund, si e si te mos thote emer.

Ca absurdi, kerkon proces kerkon takime, kur shkon atje thote une nuk jap emra.

Submitted by Tani97 (not verified) on

sindroma e humbesit. Ka 12 vite qe jeton me frike nga hija e Nanos dhe Metes. Kurre nuk e kuptoi se sa do te ishte liruar ate moment qe do t'i kishte thene Nanos jo ne publik per kandidimin e tij per President, duke dhene edhe motivet sepse Nano s'mund te jete President i Shqiperise, te pakten  me votat e PS-se. Ashtu si beri gabimin fatal te takoje Meten pikerisht ne kete periudhe kritike, duke mohuar kalimthi edhe 21 janarin. Dava fuksi...

Submitted by Anonim Diu (not verified) on

albi duket qe nuk ke arsim perkates,meru me dicka tjeter ne jete psh shit geshtenja te pjekura ose luaj me letra ne kompjuter,me mire per ty

Submitted by Albi (not verified) on

ok

Submitted by nik (not verified) on

cfare gallate.ka 3 muaj qe i mbeti goja te procesi.

edhe kur te zgjidhet presidenti po ashtu do te thote.

mjere PS ne dore te kujt ka rene

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.