Show presidencial ka futur në ethe tërë Shqipërinë

Të përditshmet hapen vazhdimisht me tituj ‘presidencialë’. Edicionet informative të televizioneve, gjithashtu. Ka muaj të tërë që e gjithë bota mediatike këndon avazin presidencial. Berisha, Rama, Meta, ambasadorët, Nano, Zaganjori, Topalli, etj, janë personazhet e ditës, të cilët shfaqen kudo, japin intervista, shkojnë nëpër studio televizive, ku flasin veç për Presidentin; dhe në këtë valle nuk ka mbetur njeri pa u përfshirë. Është një mënyrë e mirë për të fshehur problemet e mëdha të këtij vendi, për t’mos folur për këto të fundit.
Dje dhe sot kanë dalë dhe lajme mbi rënien e rritjes ekonomike të Shqipërisë nën 2%, mbi shtimin e kredive të këqija, mbi rritjen e borxhit publik, etj, por gazetat i kanë pasur në faqet e mesit, shpesh pa asnjë njoftim në faqet e para. Shqipëria është e tëra nën ethet e show-t presidencial. Pas politikës, media është e dyta që duhet kryqëzuar për këtë situatë absurde.
Post Scriptum: Këto ditë në Britaninë e Madhe është festuar 60 vjetori i mbretërimit të Elizabetës. Është hera e dytë që ndodh një festë e tillë në histori. Kush ka patur rast të hapë gazetat britanike pas datës 2 qershor, fjala vjen the Guardian, do të ketë vënë re me lehtësi, se kjo festë nuk ka eklipsuar lajmet e tjera. Përkundrazi, në plan të parë kanë qenë problemet e vendit, të kontinentit, apo të botës.
M.N.
Comments
Edi Rames i ka ardhur fundi

Edi Rames i ka ardhur fundi politik. Nderkohe do te ishte per te ardhur shume keq ne qofte se ne Shqiptaret, pas 22 vjet demokraci do te pranonim rikthimin e nji rrugaci rrugesh sic eshte Fatos Nano. Eshte nje ofendim per inteligjencen e kombit tone, te vazhdosh te mendosh se nje njeri i tille mund te kete shance per tu kthyer. Sikurse eshte nji ofendim per inteligjencen Shqiptare vahzdimsia e takimeve te Ambasadorve te huaj me Fatos Nanon, duke anashkaluar hapur kandidatin e maxhorances, apo kandidate te tjere ne loje.

Do te ishte kosto shume e larte per te gjithe ata te "HUAJ" te cilet mbeshtesin mafien dhe poshtersite e disa individeve ne kurriz te nji populli qe e do demokracine si Shqiperia.

E ke thane, s'ka ma bukur!
E ke thane, s'ka ma bukur!
Jo o Muci e ke gabim se nuk

Jo o Muci e ke gabim se nuk eshte njeri ne ethe pervec teje qe kujtove se do rrezohej qeveria e na cave trapin ca dite me lajme pa lidhje. Te kishte mbet pa fiksuar vetem data e zgjedhjeve te parakoheshme. Ti ne subkoshience e di qe Sala do zgjedhe ate qe do ai. Do na vish kete fundjave ne spille?

Ore ne gjith boten kush ka

Ore ne gjith boten kush ka 50+1% bon ligjin. Pse duhet me qene ndryshe ne Shqiperi ? Ku e kan msu ket lloj demokracie kta ambasador te huj qe na japin men se si duhet ta bejme ne Shqipnin tone ?

Te drejten jua kane dhene

Te drejten jua kane dhene politikanet tane legena dhe populli yne hajdut.

Ne te gjithe boten ka ndarje

Ne te gjithe boten ka ndarje pushtetesh. 50+1 nuk te jep te drejte te kontrollosh gjithcka.

Ej po sa te papam qe jeni o

Ej po sa te papam qe jeni o Trima!!

Ca flet Muci e ku i bini ju? Njesoj si mediat Muci i shkrete ska kujt i flet! Edhe lexuesit e Respublica-s e kane mendjen tek Presidenti e tek Qeveria e nuk lexojne ca thote Muci!

Add new comment