Oketa përsërit e saktëson qëndrimin e vet: jam për një president konsensual

Në një intervistë të vetën, Oketa jep një përgjigje më të qartë për pyetjen, se “ç’qëndrim do mbajë FRD-ja në raundet presidencialë të tretë, katërt e të pestë”. Nuk thotë tamam atë që ka veçuar gazetari Bledar Hoti i Shqipit qysh në titull (Oketa: Vota e FRD-së do jetë vetëm për një President konsensual), por thotë diçka shumë të përafërt: “Unë përsëris se FRD-ja ëhstë për një President konsensual, pasi këtë e kërkojnë interesat e vendit... Në një demokraci të konsoliduar e funksionale, nuk do t’i jepej shumë rëndësi nëse kreu i shtetit do të zgjidhej me 71 apo me 84 vota, por në Shqipëri nuk është kështu.”
Më tej, Oketa bën një nënvizim të drejtë, kur thotë pak a shumë se kriza presidenciale është shpikur për të mbuluar problemet e tjera në vend, se pakkush po merret me krizën ekonomike, me kriminalitetin, etj.
Re.Pu.
Add new comment