Fatos Klosi: Berisha do një shërbëtor në krye të shtetit; ndërsa Nano s’është për atë punë

Postuar në 07 Qershor, 2012 04:20

Ish-shefi i SHISH-it, Fatos Klosi ka bindjen se Zaganjori nuk do të jetë kandidaturë e Berishës në raundin e katërt e të pestë. Zaganjori është afër tij, dhe i nënshtrueshëm prej tij, saktëson Klosi, por ai do donte President një njeri edhe më të nënshtrueshëm. Prandaj, me të mbaruar raundi i tretë, ai do të zgjedhë një kandidat tjetër, një eksponent të PD-së me profil të ulët, në mënyrë që ta shndërrojë në shërbëtor të vetin.

Më pas, Klosi hidhet tek kandidatura e Fatos Nanos. “Është kandidati më i papërshtatshëm për kreun e shtetit, pasi është njeriu më i papërgjegjshëm që ekziston në këtë vend”, jep ai opinionin e tij, që e ka dhënë dhe herë të tjera. Për pyetjen se pse Nano e kërkon me kaq ngulm këtë post, Klosi ndalet tek një motivim jo politik i Fatos Nanos: “Tërë këtë luftë nuk e bën për vete, por për të shoqen, së cilës i ka premtuar ta bëjë zonjë të parë”.

Po LSI-ja? “LSI-ja e ka shitur shpirtin me kohë”, thotë ai. Po Edi Rama? “Edi Rama po bën atë që ka në dorë”.

E.G.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

<p>ky po qe eshte i mencur se ne bashkpunim me mejdanin kerkoi te vinte parlamentin nen diktatin e shikut.</p><p>po sherbetor i edit mbeti ky.</p><p>le kur hiqet sikur i di te gjitha.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Neritan Ceka ka thene te njetat gjera per Nanon kur ky ishte minister i Nanos pas 1997. Thosh se eshte njeri i papergegjshem qe vinte ne pune ne ora 12.00 i pire dhe ikte ne Rogrer ne ora 1 te drekes. Smund ti besohet predienca nje pijaneci</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.