A do t’i plotësonte Fatos Nano kushtet juridike për President të Republikës?

Postuar në 11 Qershor, 2012 04:25

Teorikisht, përderisa Artan Hoxha ende nuk ka marrë të paktën 71 vota për t’u bërë President i Republikës, Fatos Nano e ka një mundësi fare të vogël për të garuar në raundin e 5-të të votimit për këtë post. Por a i plotëson ai kushtet juridike për të qenë President i Republikës?

Neni 86.2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë vë këtë kusht juridik për personin që kandidon për postin e presidentit : “President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”.

Fatos Nano e ka vendlindjen dhe datlindjen e duhur, por qëndrimi i tij në Shqipëri 10 vjetët e fundit është i diskutueshëm. Dihet publikisht që 7 vjetët e fundit ai ka jetuar kryesisht në Vjenë të Austrisë (çfarë përfaqëson fjala “kryesisht” mund të verifikohet lehtë me dokumentacionin e hyrje- daljeve në Shqipëri dhe Austri, në qoftë se dikush i futet kësaj pune).

Gjëja që deri më sot nuk është testuar legjislativisht është termi “qëndrim”, sepse presidentët e derisotëm nuk kanë jetuar jashtë Shqipërisë para se të zgjidheshin. Në praktikën juridike të vendeve të ndryshme, një person konsiderohet se ka qëndruar në një vend për një periudhë të caktuar, në qoftë se ka qenë fizikisht atje më shumë se gjysmën e ditëve të asaj periudhe.

Do të ishte interesante sesi do t’i përgjigjeshin legjislatorët shqiptarë pyetjes se çfarë kanë patur parasysh me termin “qendrim” dhe, më tej, është interesante të dihet nëse ka qenë Fatos Nano më shumë se 1825 ditë në Shqipëri gjatë 10 vjetëve të fundit.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ana (not verified) on

po ky me cfare parash ka jetuar ne vjene apo me ato te njerezve te shkrete dhe do te behet president

Submitted by saliberi1993 (not verified) on

Ce o i vrare nuk e dine ti se Tosi ka i falur Austriakeve per 1/3 e vleres banken e Kursimeve .

Submitted by Angjelin (not verified) on

Kot diskutohet per naon, duhet te dale njehere e mire ne pension. spaska te tjere shqiperia po me keta delenxhij do ngeket.

Submitted by lesh (not verified) on

Sa kot kapesh mas detajesh juridike...

Ktu u vrane njerezit ne mes te dites e moren zgjedhjet ne tavoline, ti flet kodra mas bregut...

Nano ka skadu sepse nuk e perfill njeri sepse e kane frike te gjithe, pasi eshte i paqendrueshem ne mardhenie politike dhe politikanet tane nuk durojne kete.

Submitted by anonim (not verified) on

z.Zaloshnja, Artan Hoxha eshte terheq (sipas zeri). Jeni pas me lajme ...:)

Submitted by Individi (not verified) on

Eshte Muci tek Top-i dhe po deliron per zgjedhjet e parakoheshme prandaj. Ska kush i ben copy paste.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.