Rama: Zgjerimi i rrugës së Elbasanit, alibi për një klientelë famëkeqe të kryeministrit

Kryetari i selisë rozë, Edi Rama, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se gjithçka që po ndodh në zgjerimin e rrugës së re të Elbasanit, është diçka që shkon në kundërshtim me një vendim të vitit 2004 të Këshillit të Rregullimit të Territorit dhe se po shërben për qëllime të errëta të një klientele të afërt me kryeministrin Berisha.
“Është dramatike ajo që po ndodh me Parkun Kombëtar. Kjo është shprehja e një vizioni barbarie që po kërcëon Tiranën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Parku Kombëtar është i kufizuar me një vendim të Këshillit të Rregullimit të Territorit në vitin 2004 si një aset që nuk meriton vetëm vëmendjen dhe shërbimet e Bashkisë së Tiranës, por vëmendjen e të gjithë autoritetit të lartë shtetëror. Sot, me alibinë e zgjerimit të rrugës së Elbasanit, ajo çka po ndodh është hapja e territorit të Parkut për një klientelë famëkeqe në kryeqytet me dominancë me jashtëzakonisht të fortë në vetë ekonominë e vendit. Nuk ka asnjë dyshim e kontestim të arsyeshëm për zgjerimin të arsyeshëm të Rrugës së Elbasanit, por është e arsyeshme që të vendoset alarmi se zgjerimi i rrugës po përdoret si alibi për t’i hapur rrugë interesave të klientelës së kryeministrit dhe oborrit të tij,” theksoi ndër të tjera kryesocialisti Edi Rama.
Mapo
Comments
Historia ka treguar se

Historia ka treguar se hajdutet e Nanos i ke marr ti, zoti Rama, dhe hajdutet e tu i ka marr Berisha!

Ky eshte morali. Kete e vertetove dhe tek "darka e fundit" ne Gjirin e Lalzit.

Dhe per sa kohe do ja kujtoni

Dhe per sa kohe do ja kujtoni ketij te shkretit ate pjaten me ngjala?

Do ja kujtojme se u tregua

Do ja kujtojme se u tregua idiot dhe pik.

Ajo darke eshte fundi i tij politik.

Po mire atij mbasi i pelqejne

Po mire atij mbasi i pelqejne ngjalat, ku eshte e keqja ketu . . . sdo e bejme martir per kete gje ne tani

Nuk eshte pune ngjale por

Nuk eshte pune ngjale por pune morali.

Rama humbi betejen per korrupsionin si dhe moralin e PS per te ardhur ne pushtet.

Gjithe ajo qe beri kunder Metes me bllok, u zhduk. Martiret e 21 janarit shkuan per dhjam qeni.

kaq.

Pse ja ka ndjere ndonjehere

Pse ja ka ndjere ndonjehere atij per ata? Dhe mbi te gjitha su bene ndonjehere martir ata, me gjithe respektin per familjaret

Add new comment