Marku: Ndryshimet në qeveri pa logjikë politike; Çili: Ndryshimet e bëra nuk janë ndryshime

Postuar në 25 Qershor, 2012 03:45

Ndryshimet e bëra në qeveri nuk kanë përmbushur pritmëritë e një numri njerëzish brenda maxhorancës. Deputeti Mark Marku është bërë i gjallë menjëherë. Në një intervistë për Panoramën, ai ndalet fillimisht tek emërimi i Flamur Nokës në krye të Ministrisë së Rendit. “Noka është funksionar partiak, e nuk më duket çudi pse ai është shpërblyer për përkushtimin ndaj PD-së e ndaj kryetarit të saj, zotit Berisha”, thotë ai duke lënë të nënkuptuar edhe një si miratim, edhe një si ironi. Por kuptohet se e ka ironi, pasi pak më poshtë shprehet që “emërimi i Nokës nuk është nga ato emërime që tregojnë vullnetin politik të së ardhshmes, apo që tregojnë se maxhoranca nuk e ka humbur forcën e reagimit”.

Edhe të tjerë jashtë politikës nuk janë të kënaqur me këto ndryshime. Komentatori Henri Çili, i cili i ka pasur shpesh qëndrimet e veta të njëjta me ato të maxhorancës, këtë herë nuk duket i bindur. Merret vesh se ka pritur ndryshime domethënëse, e prandaj s’e ka të zorshme të thotë se “PD-ja thjesht ka mbushur një vend të mbetur bosh”, ndërsa “Meta ka zgjidhur problemet e ekuilibrave të brendshëm të LSi-së”.

E.G.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Problemi nuk eshte iku Nishani apo erdhi Noka ne nje ministri. Problemi eshte qe qeverisja e PD ka humbur cdo impuls pozitiv per te shtyre perpara reformat dhe per te permiresuar gjendjen e vendit.

Submitted by George (not verified) on

Une them se Flamurit i duhet dhene nje shans te implementoje vizionin e tij qeverises.

Submitted by arvanites (not verified) on

E forte.

Submitted by antispiuni (not verified) on

Kisha menduar se ministri me i paafte eshte Genc Pollo.

Por isha gabuar. Kulmi i paaftesise eshte Aldo Bumçi. Eshte i vetmi minister kulture ne keto 20 vjet qe nuk e kemi pare te vizitoje nje monument kulture!

Ai me ngjane me disa personazhe te Stefan Zweig, qe bejne gjysma veprimesh, qe nisen, pastaj  behen pishman dhe pendohen ( Luigi  XVI etc).

Vartesit e tij thone se ne zyren e tij ka nje mal me shkresa dhe nuk u jep dot drejtim. Eshte si "Beni ecen vete". Por,  problemi eshte se Beni,  eci  me ne fund,  por ky nuk ka gjasa !.....

Submitted by ALFONS (not verified) on

HA HA HA!

I MADH QENKE, POR ME ALDON PO ME KUJTON  LENININ:  "NJE HAP PARA , DY MBRAPA"!

Submitted by Lom Deliu (not verified) on

Çili e ka gabim jane ndryshime te qehallareve ne çiflikun e Ilir Metes.

Por neve mire na i bejne deri sa heshtim e durojme dhe presim shpetimin nga EKR-ja.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.