Ina Rama: Gjyqtarëve duhet t’u hiqet imuniteti

Postuar në 26 Qershor, 2012 12:40

Në parlament ka patur sot një seancë dëgjimore lidhur me raportin e kriminalitetit në vend. Ina Rama është gjendur përballë deputetëve. Një nga ndërhyrjet më interesante ish ajo e deputetit Fino; kish të bënte me ata që dhunojnë në terren procesin zgjedhor: "Në vitin 2011 ju, zonja prokurore, keni regjistruar 25 procedime penale, nga të cilat 14 të pandehur. Asnjë prej tyre nuk po dënohet. Dua të di reagimin tuaj dhe të institucionit që ju drejtoni për mosdënimin e asnjë të pandehuri që ka cënuar zgjedhjet e lira dhe që deformon zgjedhjet". Por këtu zonja Rama u limitua të thotë se “janë ngritur akuzat, dhe pritet verdikti i gjyqtarëve”. Gjyqtarëve? Po, gjyqtarëve, për të cilët Ina Rama është e mendimit se duhet të jenë pa imunitet. Për ta u përdor termi korporatë, dhe në këtë pikë Majko gjeti rast të bëjë një përkufizim disi të shpenguar:  "Sistemi korporativ është një organizim i strukturuar njerëzish, të cilët veprojnë mbi ligjin".

Re.Pu.

Comments

Submitted by nik (not verified) on

Perralla.

Submitted by geni (not verified) on

anko ndrije vithin nga ajo karrige sepse e qelbe fare.

pa nder sepse pa nder edhe u ule....

Submitted by Bard (not verified) on

Sa te tremb kjo kryeprokurore kur thote "tu heqim gjyqtareve imunitetin". Ve bast se kur e degjojne keta te fundit, u shkon nenqeshja vesh me vesh, dhe duke ngerthyer gishtat e kolem te mbushur me unaza me koken e Versaçes, thone: "Po shko moj shandramindër se ti edhe 2 muaj je, se pastaj do dalesh te kerkosh pune, bashke me Topin." Te shkojne drithmat kur e mendon sa e forte eshte kjo prokurorja jone.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.