Tony Blair: Do doja të bëhesha sërish kryeministër, por … aha, iku ajo punë

Postuar në 27 Qershor, 2012 09:09

U mbushën pesë vjet që Tony Blair nuk është më kryeministër. Ai dha dorëheqjen nën presionin e një ‘lufte civile’ apo një ‘larjeje hesapesh’ brenda laburistëve, ndonëse kish një maxhorancë të fortë në Dhomën e Komuneve, dhe ia la vendin ministrit të tij të Financave, alias armikut të tij, Gordon Brown-it, i cili e humbi atë post në vitin 2010 në një garë elektorale përballë kryeministrit të sotëm konservator, David Cameron.

“Do doja të bëhesha sërish kryeministër”, tha sot Blair për gazetën London Standard. “Do ta bëja më mirë, pasi këto pesë vite larg këtij posti më kanë mësuar se si mund të jem një kryeministër më i mirë”. Dhe pastaj shton, se kjo është thjesht një dëshirë e tij, pasi në praktikë nuk ka asnjë gjasë që kjo të ndodhë. Epoka e Blairit është mbyllur. Blair-i është i pari që e di këtë gjë.

E.G.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Po, eshte shume mire kur cikli i politikaneve mbyllet, dhe jane ata vete te paret qe e kuptojne. Kjo ne Shqiperi akoma nuk ndodh.&nbsp;</p><p>Eshte akoma me mire kur kjo ndodh jo vetem me zgjedhje nderpartiake, po edhe per shkak te presioneve te brendshme. Do te thote qe politikanet kane nje nivel tjeter te checks-and-balances me te cilin duhet te perballen. Kuptohet kjo eshte akoma me e rralle ne Shqiperi. Ketu Gordon Brown do ishte shpallur tradhtar partie e do ishte flakur me kohe nga forumet.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.