Ermonela Felaj: Gjyqtarët tanë janë të tredhur

Postuar në 28 Qershor, 2012 03:45

Ermonela Felaj, deputete e PS-së, juriste, ish-prokurore, ka shkruar një artikull lidhur me gjyqin në ngarkim të Saimir Tahirit, të paditur nga fëmijët e kryeministrit “për fyerje, shpifje e lëndim të personalitetit”. Dhe na bën me dije se një nga argumentat, mbi të cilin gjyqtarët kanë bazuar sanksionimin e deputetit Tahiri me 5 milionë lekë, ka pasur të bëjë me bindjen e tyre se “nuk është në misionin e deputetit të bëjë akuza publike për fakte konkrete”. Felaj shfaqet e skandalizuar prej këtij qëndrimi që, sipas saj, është dëshmi e faktit që “drejtësia është vënë përfund, së shumti prej politikës së mbrapshtë të Kryeministrit e pastaj prej të nënshtruarve gjyqtarë, që zhvillimin e proceseve gjyqësore e kushtëzojnë me të vetmen dëshirë për t'u pëlqyer sa më shumë paditësve të gjithëpushtetshëm”.

Kemi gjyqtarë të tredhur, thotë ajo duke përdorur praktikisht një fjalë të huaj për fjalën shqipe ‘të tredhur’. ‘Të kastruar’, thotë ajo në fakt. E shpjegon më pas se si këta ‘gjyqtarë të tredhur’ arrijnë tek vendimmarrjet në favor të njerëzve  me pushtet: “Shmangin njoftimet e rregullta për seancat gjyqësore. Nuk marrin provat e kërkuara prej tyre duke cënuar rëndë dhe njëherazi parime të tilla si ai i paanësisë, i barazisë së armëve të palëve në proces, etj. Shpallin vendime gjyqësore të paarsyetuara dhe në tejkalim të afateve që imponon ligji. Shpërfillin jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut edhe pse përhumben për faqe të tëra në citime të vendimeve të saj, a thua sikur kjo gjykatë të jetë ngritur enkas, ashtu sikur me të drejtë një i njohuri im thotë: ‘..për të zgjidhur sherret tek pusi i fshatit’".

Re.Pu.

Comments

Submitted by bejxhiu (not verified) on

Ermonela ka te drejte - ky sistem drejtesie ka marre fund prej kohesh. Tani kemi vetem nje Sali dhe ai i vendos te gjitha. Shiko kur te behet dhe kryetari i ndonje bashkesie fetare tani, se vetem ajo i ka mbetur Boratit tone diktator.

Submitted by sala (not verified) on

Ligjet e ndërtimit nuk zbatohen, gjyqtarët dhe prokurorët për të shkatërruar vendin. Sidomos ne Sarande, Durres, Vlore! Asnjë prokuror do të ndalojë ndërtimin e paligjshëm, askush nuk është ende në burg, kur ai shkatërroi "Turizmi" zonë ose zona të lashta. Keq si Talbian janë gjyqtarët shqiptarë. Ata e dinë se asnjë ligj, shkruan raporti SHBA.

Submitted by nik (not verified) on

apo nuk eshte e ndershme kjo ermonela.ka vjedhur me te dy duart kur ishte prokurore.rolin e sekserit e luante i shoqi.

prisni se kjo do ta beje drejtesine.hajde gallate hajde.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.