La Repubblica italiane: Ku kanë shkuar 3 miliardë Euro në Kosovë?

Postuar në 28 Qershor, 2012 05:47

111 milionë euro kushton rinovimi prej një viti i mandatit të Eulex-it, në përbërje të të cilit ka 3 mijë burokratë, gjyqtarë, policë, etj. 500 milionë euro i ka kushtuar BE-së ky organizëm, Eulex-i pra, gjatë katër viteve të shkuara. Dhe janë pará, sipas gazetës italaine La Repubblica, të çuara dëm, pasi rezultatet e punës së Eulex-it nuk duken asgjëkundi. 60 magjistratë e prokurorë nuk po arrijnë të na tregojnë, thuhet në një raport investigativ të kësaj gazete, se ku kanë shkuar fonde të pallogaritshme të BE-së që kanë qenë të destinuar për rindërtimin e Kosovës, e që janë përdorur në një masë të madhe nga Unmik-u, misioni i OKB-së që ka pasur për detyrë të qeverisë politikisht e ekonomikisht Kosovën e pas vitit 1999. Është fjala për 3 miliardë euro që janë përdorur nga Unmik-u në emër të Korporatës elektro-energjitike , të Aereoportit të Kosovës e të enteve të tjera publike.

La Repubblica hedh dyshime se në këtë histori janë përfshirë drejtues lokalë e ndërkombëtarë, të BE-së e të OKB-së. Rezistenca që i bëhet hetimit, dhe fshehja e këtyre aferave të mëdha, lë të kuptohet se në të janë nakatosur dhe ‘qeveritarë’ të BE-së.

Për ata që dinë italisht, artikullin mund ta ndjekin të plotë në linkun: http://www.repubblica.it/esteri/2012/06/28/news/inerzia_degli_eurogiudici_sui_fondi_neri_ue_in_kosovo_l_europarlamento_chiede_la_riapertura_dei_dossier_insabbiati_dall_onu-37941653/?ref=HREC1-4

Re.Pu.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Dicka e ngjashme ka ndodh me fonde te &#39;destinurara&#39; per ne Shqiperi. Vet i kane vjedh, si lokale dhe (me)nderkombetare...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.