Prishtinë: Dialektika demokratike futet në binarët e dhunës dhe të grushtave

“Deputeti Selimi ishte duke dhënë një intervistë me gazetarët. Ishte duke folur për SHIK-un, dhe atypari kalon deputeti Gashi, që i kërkon të mos flasë për këtë institucion. Selimi nuk është sprapsur, dhe ka vijuar të flasë. Dhe menjëherë pas kësaj, ka filluar një përleshje fizike mes të dyve”. Ky është një fragment lajmi i marrë nga agjencitë kosovare të informacionit, të cilat saktësojnë se deputetët, njëri i VV-së dhe tjetri i PDK-së, kanë shkëmbyer grushta me sho-shoqin e janë ndarë falë ndërhyrjes së policisë. Por janë ndarë me shenja gjaku në fytyrë.
Nuk mbaron me kaq. Në të njëjtën kohë, ndoshta 5 minuta më parë apo më pas, janë ballafaquar fizikisht dy deputetë të tjerë, Bekim Haxhiu, alias Kamishi i famshëm, i partisë së Thaçit dhe Flori Krasniqi i partisë së Kurtit. Të dy janë kapur keq në oborrin e Kuvendit. Kamishi është larguar i gjakosur nga vendi i ngjarjes, ndërsa Krasniqi ka mbetur i lënduar në hollin e Kuvendit.
Gjithçka ka ndodhur në prani të shumë vetëve, përfshirë gazetarët.
Re.Pu.
Comments
Te pakten andej leviz dicka,
<p>Te pakten andej leviz dicka, kendej kemi twitter-in qe perjashton grushtet si opsione te dialektikes politike: Ciu,ciu,ciu ben Rama dhe tallen me te cipeplasurit duke tundur koken me qesendi dhe duke numeruar leket e vjedhura. Thone: "Sa serioz eshte ky Rama mor burre, pothuaj po aq serioz e qesharak sa Andrea Stefani. Thone biles qe ky i fundit, meqe askush s'ia pjerdh me ne shkrimet e tij, dhe meqe me gazetat ku shkruan zbukurojne nevojtoret, ka vendosur te behet radikal si Albin Kurti. Por meqe nuk ia mban kurrizi shkopinjte, per te treguar qe eshte revolucionar ka vendosur te mbaje syze si ato te John Lenon, te kendoje live 5 here ne dite 'Give peace a chance', dhe eshte zotuar solemnisht qe qeverine despotike te Sali Berishes do ta rrezoje...pas vdekjes se ketij te fundit."</p><p> Yyyyyy, ju shpelafte mooti, opozite e cofur qe s'vlen dy lek.</p>
te pakten kto jane rraf ne
<p>te pakten kto jane rraf ne parking, kurse ne Shqiperi jane rraf brenda Parlamentit me pare...</p>
Add new comment