“Forumi i ish-presidentëve” i bashkohet korit që kërkon ndryshime thelbësore të Kodit Zgjedhor

Postuar në 29 Qershor, 2012 05:17

Forumi Civil 2010, me bashkë-kryetarë ish-presidentët Moisiu e Mejdani, po zhvillon sot një tryezë me intelektualë dhe diplomatë perëndimorë rreth reformës elktorale. Në deklaratën e shpërndarë për mediat, thuhet se “Forumi e konsideron të nevojshme të tërheqë vemendjen për vlerësimin maksimalisht të rekomandimeve të OSBE/ODIHR – it, adresuar qartë, duke mos u kufizuar në referimin e tyre për arnime gjysmake, siç po tentohet me rekomandimin e shprehur në Raportin e publikuar Shtatorin e vitit të kaluar, për ristrukturimin e Komisiont Qendror të Zgjedhjeve, i cili verehej që ka qenë shumë i ndikuar politikisht dhe prandaj i njëanshëm plotësisht. Në këtë prizëm, Forumi vështron edhe nevojën për reformimin e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit dhe përcaktimin e saktë ligjor të procedurave të ankimit.”

Në deklaratën “Forumit të ish-presidentëve”, thuhet gjithashtu se “përmirësimet e Kodit Zgjedhor duhet të garantojnë lista zgjedhore të plota dhe tërësisht të verifikueshme, sikurse dokumenti i identifikimit të zgjedhësit dhe numërimi i votave të elektoratit shqiptar, duke i mbyllur rrugët manipulimit me to dhe duke hapur etapën e ndëshkueshmërisë së korrupsionit. Sepse, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, sundimi i  shtetit të së drejtës dhe funksionimi i institucioneve demokratike nuk mbeten veçse retorika boshe që nuk u beson më askush.”

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.