Shpërthejnë gazetat italiane pas fitores kundër gjermanëve

Gazetat italiane të ditës së sotme kanë patur të gjitha pa përjashtim si lajm të parë fitoren e kombëtares së tyre të futbollit kundër gjermanëve, s’ka gjë se po dje ka qenë summit-i i BE-së. Corriere della Sera kish për titull kryesor: “Një Itali e madhe, jemi në finale, gjermanët dorëzohen përballë Balotelli-t”. Në gazetën Il Messaggero binte në sy titulli: Një Itali magjike. Në La Stampa, mbi foton e Balotelli-t e Cassano-s të përqafuar kishin shkruar “Një kryevepër italiane (saktësisht ‘Impresa Italia’)”. Në Il Fatto Quotidiano kishin zgjedhur për titull një mixture futboll-politikë: Italia-Gjermania 2-1, Monti-Merkel 0-0. Në Il Tempo, qejfmbetur me sa duket, për faktin që para ndeshjes Italia ish përmendur në gazetat gjermane për picat, thoshin: U dhamë dy pica (kupto: dy gola), dhe i dërguam në shtëpi. Gazeta e së djathtës Il Libero, luante me fjalën e famshem italiane ‘Vaffanculo”, dhe titullonte: Vaffanmerkel. Gazeta tjetër e së djathtës Il Giornale, sulmonte sërish Merkelin, por më rëndë. “Ciao, Ciao Culona!”, thuhej në faqe të parë me gërma të mëdha, duke iu referuar epitetit që Merkelit i ka ngjitur Berlusconi: Culona, dmth Bythëmadhe.
Ndërsa gazetat sportive shpërthenin në tituj të natyrës futbollistike, dhe fokusoheshin tek Balotelli. Tuttosport, sipër fotos së Balotelli-t, duke iu referuar ngjyrës së lëkurës së këtij të fundit, shkruanin: I nxirosëm, i bëmë sterrë gjermanët. Etj, etj.
E.G.
Comments
Palaçolleçe e kulimlleçe
<p>Palaçolleçe e kulimlleçe gazetash italiane.</p><p>Golat e vertete do ti hane italiant keto dit nga Merkeli/Gjermania. Entuziazmi i sportit kalon mbas nji dite. Defiçiti bankar mbetet per shume vite.</p>
Add new comment