Skandali i Konviktit

Senati i Universitetit të Tiranës, në mbledhjen e ditës se enjte i ka kërkuar kreut të qeverisë Sali Berisha, që në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë të ndërhyjë, për kalimin e godinës së Konviktit të Shkollës së Mesme "Asim Vokshi", në administrimin e Universitetit të Tiranës.
Në këtë kërkesë të Senatit të Universitetit të Tiranës bëhet me dije, se Konvikti i Shkollës së Gjuhëve të Huaja është kërkuar kohe me pare nga Universiteti, per shkak te nevojave emergjente, qe ai ka per hapesira.
Ne fillim te vitit 2012, sipas Universitetit të Tiranës, u është thënë verbalisht se ajo godinë nuk mund t'u jepet me qira, për shkak se duhet të vazhdojë të shërbejë si konvikt për nxënësit e Shkollës së Mesme të Gjuhëve të Huaja, dhe për më tej edhe Këshilli Bashkiak ka miratuar fondet për ta rikonstruktuar këtë godinë me qëllimin që shërben aktualisht.
Në mbledhjen e datës 28 qershor, Senati i Universitetit i ka kërkuar zyrtarisht Kryeministrit Berisha që Konvikti t'i kalojë Universitetit Shtetëror, pasi në të tilla raste, bazuar edhe në Ligjin për Arsimin e Lartë prioritet ka arsimi publik. Ndërsa është refuzuar dhënia e godinës Universitetit Shtetëror, në mënyrë të fshehtë kanë nisur negociatat për t'ia dhënë një universiteti privat.
Menjëherë pas denoncimit të kësaj afere nga media, mësohet se Senati i Rektoratit, përmes një shkrese i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë, që nëse kjo godinë nuk do të shërbejë më për funksionin që ka, të kalohet në administrim të Universitetit të Tiranës, që ka nevoja urgjente për ambiente.
Tenderi me procedurë të pershpejtuara është bërë në menyre te fshehte, per te favorizuar te vetmin subjekt qe merrte pjese në të që është Universiteti "Luarasi".
Deputetja Ledi Shamku tregon, se ky subjekt sipas procedurave ka mundesi qe ta privatizoje godinën nëse aty të investohej më shumë se 10 milionë lekë.
"Kjo godinë do t'i jepet me qira privatit me një çmim qesharak, prej 3 mijë lekësh të vjetra metri katror.Madje nuk është çudi që meqënëse është vlerësuar me një çmim kaq të ulët, 100 milionë lekë të vjetra, të gëzojë edhe privati të drejtën e privatizimit, nëse investimi i tij i kalon këto 100 mijë milionë lekë të vjetra, që natyrisht i kalon. Ku strehohen këta nxënës të Gjuhëve të Huaja dhe të Liceut dhe jetimët e "Zyber Hallullit" që janë aty? Në vend që t'i jepet me qira publikut i jepet me qira një privati, i dhurohet për shërbimet e veta elektorale dhe mediatike", tha Shamku.
Por ndersa procedurat per kete tender, jane ne vijemesi e siper, Bashkia e Tiranes, por edhe Drejtoria e Konvikteve nuk ka qartesuar, se ku do te qendrojne vitin tjeter shkollor, nxenesit e Gjuheve te Huaja dhe te Liceut, te cilet deri me tani jane strehuar ne keto ambiente.
Top-channel.tv
Add new comment