Justin Timberlake do bëhet baba

Justin Timberlake së shpejti do të bëhet baba, ndërsa bashkëshortja Jessica Biel është 3-muajshe shtatzënë. Ende asnjë konfirmim nuk ka pasur nga vetë çifti në lidhje me këtë lajm. Ndërkaq, një koment i drejtorit të revistës “InStyle”, Ariel Foxman në Instagram konfirmon zërat se Jessica tashmë është shtatzënë dhe së paku 3 muajshe.
“Urime Jessica për pritjen tënde të ëmbël, mezi pres të shikoj transformimin tënd”. Ky ka qënë komenti i Foxman tek një foto e Jessicas. Kujtojmë këtu se Justin Timberlake dhe Jessica Biel kurorëzuan lidhjen në martesë në vitin 2012.
Add new comment