I jep fund jetës para se ta mposhte kanceri

Postuar në 03 Nëntor, 2014 03:12

“Kush ka të drejtë të vendosë se meritoj të vuaj kaq shumë për javë apo për muaj?”. Kjo ishte deklarata e një 29-vjeçare e cila ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe vendosi t’i japë fund jetës, nëpërmjet një vetëvrasjeje të asistuar.

Britani Mejnardi nga Kalifornia, gruaja e cila ishte bërë e njohur në medie për vendimin për t’i dhënë fund jetës, vdiq më 1 nëntor.

Në nekrologjinë e postuar në website-n e saj, shkryhet se Brittany “ e lë këtë botë pa asnjë pendim për kohën e kaluar, vendet ku ka qenë dhe njerëzit që ka dashur në 29 vjet”.

“Unë nuk dua të vdes, por po vdes dhe dua ta bëj sipas kushteve të mia, me dinjitet”, deklaronte Britani për mediet. Ajo i dha fund jetës së saj në Oregon, një nga pesë shtetet e Amerikës, ku të sëmurëve pa shpresa jete, u lejohet që të shmangin vuajtjet.

Që në fillim ajo kishte planifikuar 1 nëntorin si datën kur do t’i jepte fund jetës së saj. Ajo ishte diagnostikuar me tumor në tru, dhe doktorët i kishin dhënë pak muaj shpresë, pasi forma e tumorit ishte agresive.

Javët e fundit të jetës, Britani i kaloi duke ndihmuar pacientët e shoqatës “Compassion & Choices”, që kujdeset për të sëmurët pa shpresa jete në Kaliforni, Kolorado, Konektikat, Masaçusets dhe Nju Xhersi. Ajo kreu gjithashtu disa udhëtime më bashkëshortin e saj dhe me shoqen e ngushtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.