Parukierja nxjerr në shesh tradhëtitë e Ashton Kutcher

Ende nuk e dimë sesi ka reaguar Mila Kunis për tradhëtinë e bashkëshortit, por një femër është futur në mes të çiftit. Aktori Ashton Kutcher ka tradhëtuar gruan e tij kur ishin në fillimet e lidhjes dhe shkak është bërë një 23 vjeçare.
Një parukiere me origjinë suedeze me emrin Linn Massinger, 23 vjeç, në një intervistë për “The Sun”, ka treguar se ka shkuar në shtrat me aktorin gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i lidhur me Kunis. Ata janë takuar në Writer’s Room në Los Angeles në qershor të vitit 2012, pak ditë para se Ashton të bënte publike lidhjen e tij me Kunis.
“Unë dhe një shoqja ime kishim pak minuta që kishim mbërritur, kur ai më bëri shenjë me dorë. Shkova pranë tij dhe e pyeta për emrin, ai më tha se quhej Chris. Pasi biseduam për pak minuta, më pyeti nëse doja të shkoja në shtëpinë e tij, ku bëhej një festë.
Unë pranova, i dhashë numrin e telefonit ku më dërgoi një mesazh me adresën e tij. Gjatë festës u mënjanuam për në dhomën e gjumit, ku kaluam një natë të zjarrtë.
Vetëm në zgjim e kuptova se ishte aktori i famshëm. Nuk e zgjova por zbrita poshtë dhe mora shoqen time dhe u largova. Vazhduam të flisnim për disa kohë, por më vonë humbi gjurmët. Mbeta pak e zhgënjyer, nuk po më shkruante më. Por në fund i thashë vetes, ok është i famshëm”, ka thene ajo.
Add new comment