Si të kuptoni nëse partneri ju tradhton.

Zbulimi i një tradhtie të mundshme nga ana e partnerit është e dhimbshme, dhe shpesh kërkon një intuitë dhe përqëndrim të madh. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten nëse vërtetë doni ta dëgjoni këtë të vërtetë. E para gjë që bie në sy në rast të një tradhtie, është ndryshimi i papritur i sjelljes së partnerit. Duhet mbajtur parasysh fakti dhe mënyra se si partenri mund të acarohet ndaj disa pyetjeve tuaja. Në vendin e parë të sinjaleve të tradhëtisë janë sms-të, telefonatat gjithë dashuri dhe aktiviteti intensiv në Facebook. Në rast se këto sjellje shpeshtohen në një periudhë të caktuar kohore, është koha të shqetësoheni. Ndiqni mënyrën e vjetër të kontrollit të makinës, kontrollit të celularit, aromës së rrobave dhe ndonjë njollë të mundshme. Blerjet dhe shpenzimi i parave. Nëse shihet një rritje e shpenzimeve në mënyrë të pajustifikuar, ndoshta është koha të kërkoni llogari. Siç thoshte Marylin Monroe, “Burrat nuk kanë qenë kurrë kaq të mrekullueshëm si dashnorë, se sa kur tradhëtojnë gruan”. Në këtë mënyrë thuhet se tradhtia mund të shërbejë për të ndezur pasionin në çift, mjafton të mos fiksoheni pas idesë se iu ka tradhëtuar.
Add new comment