Kafja me sheqer ndikon pozitivisht në aktivitetin e turit

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 07:52

Shkencëtarët spanjollë bëjnë të ditur se një kafe me sheqer është pija më e mirë në përgatitjen e trurit, për një ditë të zënë me punë.

“Daily Mail” bën të ditur se specialistë të Universitetit të Barcelonës në Spanjë, vërtetuan se marrja në të njëjtën kohë e kafeinës dhe sheqerit ndikon më shumë në performancën e trurit.

Shkencëtarët besojnë se kafeja dhe sheqeri rrisin ndikimin mbi funksione të trurit si kujtesa. Krahas kësaj ato analizuan skanimet e trurit të 40 pjesëmarrësve pasi kishin pirë ujë, kafe me sheqer dhe pa sheqer.

Në studimin e publikuar në revistën "Journal Human Psychopharmacology: Clinical and Experimental" bëhet e ditur se sheqeri dhe kafeja duke rritur ndikimin e dy pjesëve të trurit, të cilat janë përgjegjëse për kujtesën dhe kohën e përqendrimit të trurit përforcojnë performancën mendore. Duke theksuar se truri është më frytdhënës nën efektin e këtyre dy lëndëve, studiuesit pohuan se personat të cilët nuk e pëlqejnë kafenë me sheqer duhet të mësohen me pak sheqer për të përfituar nga ky ndikim pozitiv.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.