Louisa Manning ‘hakmerret’ ndaj bashkëmoshatarit me këtë transformim

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 05:13

Kjo është historia e një vajze 22-vjeçare e cila është nxënëse në Oxford. Ajo quhet Louisa Manning , një femër simpatike e cila në adoleshencën e saj kishte probleme me mbipeshën. Siç ndodh thuajse gjithnjë në të tilla raste edhe Louisa ‘ra viktimë’ e ofendimeve të bashkëmoshatarëve, por njëri prej tyre i kishte mbetur gjatë në mendje.  Për shkak të gjerësisë së shpatullave të saj, ai e quante gjithnjë ‘Femër me shpatullat e një burri’.

 

Sidoqoftë kaluan 8 vite , ajo ka punuar për të patur nje fizik ideal , dhe mundi i Louisës ka patur rezultat. Në një mbrëmje të organizuar , ku ishim mbledhur të gjithë miqtë e saj në shkollës së mesme, ndodhej dhe ‘djali shakaxhi’. Kujtesa e tij ishte më e dobët se ajo e Louisa Manning e cila e ka njohur menjëherë. I magjepsur nga bukuria e saj, ai e ftoi për darkë, edhe pse nuk ja kishte idenë kush qëndronte përballë tij, edhe perse pranoi ajo nuk u shfaq ne ate takim.

 

22-vjecarja postoi një letër në rrjetin social Facebook, duke bërë publike këtë histori, se si është transformuar, madje duke kujtuar vështirësitë që ka hasur. Ndër të tjera, ajo thekson se ndihej keq nga ofendimet e tij, dhe në ditë konsumonte vetem një mollë, derisa reduktoi vaktin e darkës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.