25-vjeçarja që nisi konsumin e letrës higjenike gjatë shtatëzanisë vazhdon ‘të ushqehet’ çdo ditë me të

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 05:28

Gjatë shtatëzanisë femrat rendin menjëherë drejt ushqimeve të ndryshme, megjithatë preferojnë njërin prej tyre më së shumti , dhe pergjatë 9 muajve e konsumojnë thujase çdo ditë. Por ky rast është me të vërtetë i çuditshëm. Po flasim për një 25-vjeçare e cila gjatë shtatëzanisë u fiksua pas letrës higjenike.

 

Jade Sylvester, një rast i rrallë ka dhënë një intervistë ku foli se si nisi gjithçka, edhe përse e përshkruan si diçka të natyrshme dhe të thjeshtë ne aparence. Ajo thotë :”Nisa konsumin e letrës higjenike gjatë muajit të dytë të shtatëzanisë, dhe ende më pëlqen. Ndihem mire kur goja ime është e thatë, dhe këtë e shkakton letra higjenike. Familjarët më thonë se nuk më bën mire për shëndetin, edhe unë vetë jam koshiente , por kjo s’më ndihmon që të heq dorë. ” Jade Sylvester, konsumon letër higjenike sa here që shkon në tualet, ndërsa në ditë ka përfunduar një të tërë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.