Vjen sërish filmi vizatimor ‘Në kërkim të Nemos’, kthehet ‘Në kërkim të Dorit’
‘Në kërkim të Nemos’ është filmi i animuar i cili është publikuar vite më parë madje është shpallur fituesi i një çmimi Oscar. Pas një suksesi të padiskutueshëm, ai do të rikthehet , por aventura nuk do të jetë në kërkim të peshkut të vogël koral Nemo.
Të gjithë do vihen në kërkim të Dorit, peshkut blu që ndihmoi Marlin (babain e Nemos) në shpëtimin ndaj të birit. Ndërsa të gjithë adhuruesit e moderatores amerikane Ellen Degeneres , do të kenë një arsye më shumë për ta parë, zërin e Dorit do ta dublojë vetë Ellen.
Add new comment