Candy Crush dhe aftësitë e mendjes njerëzore për të përpunuar disa “gjëra” njëkohësisht.

Candy Crush dhe aftësitë e mendjes njerëzore për të përpunuar disa “gjëra” njëkohësisht Një deputet britanik kohët e fundit iu desh të kërkonte falje sepse kishte luajtur me lojën Candy Crush gjatë një mbledhjeje. Por a është kjo e drejtë? A mundet që një lojë si Candy Crush ti ketë larguar vëmendjen nga mbledhja? Epo kjo është e diskutueshme. Deputetit në fjalë, Nigel Mills, është një njeri (normalisht). Problemi i vetëm është se tek meshkujt nuk mund të ketë vend në mendjet e tyre për dy gjëra ose më shumë njëkohësisht, por femrat munden. Ky fakt është thjesht një sterotip i bazuar në prova shkencore. Por përgjithësisht, meshkujt dhe femrat e menaxhojnë shumë keq këtë gjë. Shpesh herë mund të keni dëgjuar se interneti dhe teknologjia janë duke rrënuar përqendrimin tonë, por fakti real është se vëmendja njerëzore ishte e limituar gjersa erdhën smartfonët. Studimet sugjerojnë se një njeri normal mund të mbajë në kokën e tij vetëm katër “gjëra” njëkohësisht. Kaq e limituar është memoria jonë, saqë në momentin që humbim vëmendjen ne humbim edhe këto “gjëra”. Të gjithë ata që janë drejtuar për tek një dhomë dhe më pas kanë harruar se pse shkuan atje, do e kuptojnë fenomenin në fjalë që po përpiqemi të shpjegojmë. Kapaciteti i vëmendjes sonë është goxha i limituar. Ne mund të përqendrohemi në gjëra vizuale shumë të vogla, ose vetëm në një bisedë mes dy individësh. Përpunimi i informacionit nga shqisat është më i ndërlikuar. Njerëzit janë të ndërgjegjshëm vetëm për një pjesë të vogël të informacionit ndërsa ato që kapin shqisat përpunohen dhe plotësohen nga truri për të bërë njohjen. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndajmë vëmendjen tonë për disa gjëra njëkohësisht. Njerëzit vazhdimisht kalojnë vëmendjen nga një gjë tek tjetra dhe anasjelltas. Pra nuk mund të kenë vëmendjen në dy gjëra njëkohësisht. Kjo do të thotë se ju mund të shkruani një e-mail ose të ngisni makinën nëse po bisedoni në telefon. Ndërsa subkoshienca jonë vazhdimisht monitoron për çdo gjë që mund të jetë e rëndësishme dhe e dobishme për ne. Për këtë, gjërat monotone janë të vështira për tu mbajtur mend si për shembull takimet ose seminaret që jeni të detyruar ti ndiqni. Gjithsesi, nëse diçka ndodh, vëmendja jonë zhvendoset menjëherë. Pra nëse vëmendja juaj është kilometra larg një mbledhjeje, dhe bosi juaj thërret në emrin tuaj, menjëherë përqëndroheni sidomos kur krahas emrit tuaj përmenden edhe fjalë si “përgjegjës për” ose “nga”. Gjithsesi, është e mundur që smartfonët dhe ngjashëm të ofrojnë më shumë gjëra për ti pasur në konsideratë, por në rastin e Nigel Mills i cili po luante Candy Crush, me shumë gjasa çdo gjë e rëndësishme ka kaluar pa u ndjerë fare. Dhe të themi të vërtetën, nëse ai e konsideronte mbledhjen aq të parëndësishme saqë të luante lojëra në tabletin e tij, ai po njësoj do kishte pasur vëmendjen në takim edhe pa tabletin e tij.
Add new comment