Iggy Azalea i tregon fansave gishtin e mesit

Krijuesja e hitit ‘Fancy’ Iggy Azalea vazhdon që të kthehet në vëmendjen tonë për sjelljen problematike. Ajo është parë të hyjë në derën e një hoteli ku më pas do të merrte pjesë në një eveniment. Fillimisht Iggy i përshëndeti fansat dhe më pas diçka duhet ta ketë nervozuar. Iggy ngriti dorën e saj, për t`i treguar gishtin e mesit adhuruesve.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo përflitet për të tilla sjellje. Edhe stafi i një reality show ku Iggy do të merrte pjesë ne nje seri, është ankuar. Sipas tyre ajo ishte mendjemadhe, dhe i vështirësoi punën duke qëndruar në xhirime me syze ndonëse kjo nuk lejohej. Njëri nga pjesëtarët e stafit, siguroi se diva Jennifer Lopez, ishte shumë me e thjeshtë se kjo këngëtare e cila nuk ka pak që njihet.
Add new comment