Jennifer Aniston ofendon publikun ‘injorantë’, dhe pranon se nuk është egoiste

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 10:56

Është 45-vjeç dhe ende nuk është bërë nënë për herë të parë, pasi fokusi kryesor ishte drejtuar nga karriera artistike. Kjo e ka shtyrë publikun të mendojë se Jennifer Aniston është një person egoist që kërkon nga jeta vetëm famë dhe para. Këto fjalë ndonëse për ne mund të jenë thashetheme, Jennifer duket se e kanë lënduar tejmase. Aq sa ka dhënë dhe një intervistë për të sqaruar një herë e përgjithmonë këto kritika ndaj vendimit të saj.

 

Aktorja tha :”Nuk më pëlqen  presioni që njerzit ushtrojnë ndaj meje, madje tek femrat në përgjithsi. Nuk eshte e drejtë të paragjykohem sepse nuk jam nënë, kjo nuk më bën një njeri  që nuk jam e prirur për të rritur një fëmijë ,të dështuar dhe egoiste. Këto janë fjalë të dhimbshme për mua.” Megjithatë në përfundim Aniston, e cila së shpejti do të martohet me Justin Theroux , i cilëson këta paragjykues, si injorantë , dhe të paedukatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.