Mel B paketon gjithçka dhe largohet nga shtëpia
Sipas raportimeve më të fundit bëhet me dije se Mel B është në prag të ndarjes me bashkëshortin prej shtatë vitesh, Stefan Belafonte. Këngëtarja ka paketuar veshjet e saj, duke mos kthyer kokën pas. Burimet thonë se kjo erdhi si pasojë e një zënke shumë serioze mes tyre, edhe përse ende nuk është vërtetuar asgjë. Është kontaktuar edhe përfaqësuesi i Mel B, për të dhënë një koment lidhur me këtë ngjarje, por ai refuzoi.
Ndërsa në intervistën e fundit të Mel B, e cila ende nuk është publikuar, mësohet se këngëtarja ka thënë :”Kam patur një zënkë të madhe me bashkëshortin tim për gjëra idiote. Ndodh shpesh mes nesh por ai më kupton.”
Add new comment